• |
ide | kryesore

“Besoj te ringjallja”/ Zbulohet një tjetër grua në gjendje të rëndë në Tiranë, refuzon ushqimin prej muajsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së Kombinatit që ka prekur të paimagjinueshmen, banorët e një pallati në Tiranë kanë njoftuar policinë në numrin pa pagesë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.

“Mora 129-ën, 129-a për 7 minuta i ka sjellë njerëzit këtu”, – shprehet banori.

–Çfarë grupi ka frekuentuar?

“Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, – deklaron ai.

“Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, – rrëfen e ëma.

– Po pse?

“Nuk më hahet thotë”, – sqaron mamaja.

Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se 3 vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.

“Ia ndërpreva unë.”

Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.

“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, – deklaron e ëma.

E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.

–Çfarë ndodhi që e le ushqimin?

Vjollca: Jam sëmurë…

–Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?

Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor.

–A je me dëshmitarët e Jehovait?

Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje.

–Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?

Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim.

–E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

–Beson te ringjallja?

Vjollca: Besoj

–Që kthehesh bashkë me trupin sërish?

Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm.

Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo. /Top Channel



6 Comments

  1. Po mirë mer xhaxh po çfarë pret kjo qeveri që ti nxjerrë jashtë këto sektet që ja kanë hy për ta çmend kët popull?! Apo varja se ashtu osht i muhabet ambasadash….

  2. Besimi thote eshte perhapur tani se une jam shume e semure. Keta si duket predikojne qe sakrifica fizike perhap besimin dhe si shperblim kthehesh si trup perjetesisht. Ky qenka besim fiks per kete qeveri. Lerini karlliqet me indiane o ministra dhe filloni agjerimin se qenka fantastike. Do jetoni perjete ore, dhe perjete qeveritar. Pastaj, Ju jeni mesuar me urine qe nga kohe e cadres se hapjes se kutive te era cateringut.

  3. Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri

  4. S’ka faj – ka precedent Jezusin!
    Ay u ringjall, dhe perpara kesaj, ecte ne uje, ngjallte njerez me “Ll”, sheronte qorra dhe hidhte peshq ne forme shiu nga qielli!
    Po pastor Akili beson shume te ‘satanistet’. …..jane dreq ata!

  5. Pershkrimi i atyre misionareve qe e kerkonin perputhet me ndjekesit e kishes Mormone, apo me emrin zyrtar Kisha e Jezu Krishtit dhe e Shenjtoreve te diteve te mevonshme. Nder mesimet e tyre predikohet dhe ringjallja (ashtu si fete e tjera), por nuk dihet me siguri cfare ritualesh kryejne apo besimi i tyre i vertete, pasi ruajne nje nivel te larte fshehtesie. Behet fjale per nje besim te mireorganizuar me origjine nga SHBA, me prezence te kudondodhur, dhe misionare te indoktrinuar dhe te motivuar. Ndoshta mund ta quaja me cinizem edhe si biznes, sepse ndjekesit inkurajohen te dhurojne te kisha e tyre (e drejtuar nga presidenti i zones) “tepricat” e pasurise se tyre, ose 1% te te ardhurave vjetore. Uroj qe shteti te kryeje hetime rrenjesore per kete sekt si edhe per keta misionare qe vijne e ikin…

  6. * korrigjim. 10% e te ardhurave vjetore.
    Ata kane dhe shkrimet e tyre te shenjta te perkthyera dhe ne shqip. Sic thashe eshte makineri e mireorganizuar dhe me mbeshtetje nga personalitete te njohura te jetes publike ne ShBA, mjafton te kerkoni pak me shume ne google.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *