• |
ide | kryesore

Dhunon të dashurën aktori i famshëm i filmit “Sulejmani i madhërishëm”

Paparazzi, Slider



Një skandal lidhur me një prej aktorëve më të njohur turq ka pushtuar mediat turke. Ozan Guven, i njohur në Shqipëri prej rolit të Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.Në mediat turke po qarkullojnë fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. “Bulutsuz është dhunuar pasi ka reaguar ndaj sjelljes së papërshtatshme të Guven. Këtë e tregojnë shenjat në fytyrë dhe trupin e saj”-tha avokati i Bulutsuz.
Sipas denoncimit, Bulutsuz dhe Guven shkuan në shtëpinë e miqve të tyre pas një drake në restorant. Guven më pas filloi të qortonte të dashurën e tij në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin e saj. Më pas çifti shkoi në shtëpi ku u rihap sërish kjo temë dhe nisi dhuna fizike. Guven tregon se aktori nisi të thyente objektet në shtëpi dhe e ndaloi të largohej.Guven i ka mohuar akuzat duke deklaruar se në fakt ishte ai që ka pësuar dhunë. Edhe aktori ka denoncuar gjithashtu të dashurën. “Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”-tha avokati i aktorit.



1 Comment

  1. Autour i famshem sujet nje autour qe e nje bota e zhvilluar jo nje autour i çfardoshem si ky, qe eshte njesoj si ky moderatori qe nuk di te ndaje te zakoneshmen me te famshmen. Ne ç’ dore kane rene lexuesit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *