• |
ide | kryesore

Dzeko me cdo kusht e shkëmbimi Kessie-Vecino: Inter skuadra më aktive e merkatos

-Instant, Sport



E provoi verën e kaluar. Dyshja Dzeko-Lukaku është në mendjen e Conte prej kohësh. Tekniku zikaltër nuk është aspak i bindur nga zgjidhjet që i janë propozuar për merkaton e ardhshme: Giroud e Mandzukic, të dy 34 vjecarë, nuk i korrespondojnë profilit të zgjedhur nga tekniku lecez. Sulmi për Edin Dzeko ka shumë më tepër mundësi të finalizohet me sukses në këtë dritare merkato, duke qenë se Roma nuk ka ndërmend më të mbështesë pagën e lartë të boshnjakut.

Merkato e Inter natyrisht nuk ndalet vetëm me sulmin. Për mesfushën, ndërhyrja e mundshme e Milan për Tonalin nuk shqetëson aspak drejtuesit zikaltër që ndihen të fortë në akordin e arritur me lojtarin e menaxherin e tij Bozzo. Mbetet vetëm për të mbyllur tratativën me Cellino. Gjithnjë për mesfushën, kthehet e fortë hipoteza Kessie. Në janar Inter i propozoi kuqezinjve shkëmbimin me Gagliardini, në këtë dritare merkato po e provon përsëri duke ofruar Vecinon.

Kapitulli i mbrojtjes. Është dorëzuar oferta e parë për Chelsea për Emerson Palmieri: 20 milionë plus 5 bonus e mund të jetë formula e duhur për anësorin e dytë për Conte, pas goditjes Hakimi. Mbetet aktive pista Alaba, edhe pse tratativa për të marrë në Milano mbrojtësin austriak të Bayern Mynih është vecanërisht e komplikuar nëse konsiderohet që preferohet nga klubet më të rëndësishme europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *