• |
ide | kryesore

Halle Berry heq dorë nga roli transgjinor pas kritikave

-Instant, Paparazzi, Slider

Halle Berry, pas intervistës ku fliste për projektin e ri filmik (në të cilin do të luajë rolin e një transgjinori), kërkoi falje publike për mënyrën se si (padashje) u shpreh rreth tyre.

Fituesja e çmimit Oscar, tha se nëse do t’i duhej t’i priste sërish flokët e shkurtra për karakterin e rolit të ri, do ta bënte. “Kush kjo grua ishte, është shumë interesante për mua. Me shumë gjasa ky është projekti im i radhës dhe do të më duhet t’i pres flokët shumë shkurt. Në fakt, kjo është ajo që dua. Të përjetoj, të kuptoj, të studioj dhe të zbuloj. Eshtë shumë e rëndësishme për mua të tregoj histori dhe aty është një grua, historia e një gruaje-që shndërrohet në burrë, por ajo që unë dua të kuptoj është “pse” dhe “si”.


Pas këtyre komenteve, reagimet në Twitter nuk vonuan shumë. Disclosure, një dokumetar i Netflix që fokusohet tek përfaqësimi i transgjinorëve në industrinë e televizionit dhe argëtimit, vuri në dukje se sa me rëndësi është që njerëzit që janë transgjinorë, të luajnë vet një karakter të tillë.  Pas gjithë ç’lexoi nëpër rrjete sociale, Halle kërkoi falje publike për mënyrën se si padashje mund të ketë fyer dikë me deklaratën e saj.”Gjatë fundjavës kisha mundësinë të flisja rreth një roli të mundshëm që mund të luajë, atë të një burri transgjinor dhe do të doja t’ju kërkoja falje për ato përcaktime. Si një grua cisgender, tani e kuptoj që nuk duhet ta konsideroja fare këtë rol dhe se komuniteti transgjinor duhet të ketë mundësinë që këto njerëz të tregojnë vetë historitë e tyre.Jam shumë mirënjohëse për vëzhgimin dhe kritikat e ditëve të fundit. Unë do të vazhdoj të dëgjojë, të edukohem dhe të mësoj nga gabimet.”- shkroi Berry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu