• |
ide | kryesore

“Ishim nivel botëror një orë, pastaj na ikën dritat”: Sarri e ka marrë disfatën me sportivitet

-Instant, Sport



Humbjen me Milan, Maurizio Sarri nuk e bën dramë e sheh përpara. “Luajtëm 60′ në nivel Botëror – shpjegoi tekniku i Juventus -.Ishim në kontroll të plotë, pastaj erdhi një blackout mbi të cilin as nuk duhet menduar shumë duke qenë se pas tre ditësh kemi një tjetër ndeshje”. “I ka ndodhur edhe skuadrave të tjera në këtë periudhë – shtoi ai -. Nuk është rasti për procese, duhet të jemi të qetë e të mendojmë për sfidën e ardhshme”.

“Eshtë një periudhë e vështirë për të gjithë – vazhdoi Sarri -. Duhet të dalim nga kjo ndeshje duke marrë më të mirë e duke harruar blackout”. “Ky është një moment ku po bëjmë mirë e edhe këtë mbrëmje kemi bërë mirë. Nuk mendoj se humbja e Lazios influencoi rezultatin. Përndryshe impakti mbi ndeshjen do ishte tjetër. Nuk besoj se pati relaksim në 2-0. Blackout erdhi pas penalltisë”.

Më pas tekniku është ndalur tek përfaqësimi i individëve, duke filluar nga Higuain dhe performanca super e Rabiot: “Pipita ka bërë cfarë mundej në nivel fizik, pastaj ngadalë u zhduk nga ndeshja si ishte fiziologjike”, vazhdoi Sarri, që ka shprehur edhe konsideratën për Rabiot: “Po ingranohet në futbollin italian. Në fillim e pati të vështirë e disa dëmtime e ngadalësuan, por tani po shfaqet mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *