• |
ide | kryesore

“Jam presidenti, trajneri e lojtarët bashkë, por më paguajnë vetëm si futbollist”: Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë

-Instant, Sport



Me golin e tij me penallti ka nisur rikuperimin deri në 4-2 kundër Juventus. Zlatan Ibrahimovic edhe një herë është konfirmuar një faktor për Milan: “Jam i vjetër, nuk është sekret. Po stërvitem mirë e ndihem në formë. Dua ta ndihmoj skuadrën në të gjithë manyrat – komentoi suedezi -. E ardhme si trajner? Unë jam presidenti, trajneri e lojtarët bashkë, por më paguajnë vetëm si futbollist”.

Ardhja e suedezit ka nxjerrë në pah karakterin e skuadrës: “Nëse do të isha këtu nga dita e parë do kishim fituar titullin kampion”. Një batutë e shtalartit që nuk harron të evidentohet, duke hequr nga vetja 26 pikët që ndajnë Milan nga Juventus. Për të ardhmen, Ibra nuk ka zbuluar asgjë: “Kam ende një muaj për tu zbavitur, pastaj të shohim. Po ndodhin shumë gjëra, edhe jashtë fushës. Të luash pa tifozë është një ndjesi e cuditshme e më vjen keq për ta, mund të ishte hera e fundit që më shihnin live. Përse? Lexoni mes rreshtave. Unë në moshën 38 vjecare bëj atë që mundem e ndihem mirë. Unë dua të bëj diferencën, nuk jam tek Milan për të bërë maskotën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *