• |
ide | kryesore

Johnny Depp e pranon: I kam dhënë vajzës 13-vjeçare marjuanë

Paparazzi, Slider



Johnny Depp ka treguar se i ka dhënë vajzës Lily-Rose marijuanë kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, me pretendimin se ky është një veprim i përgjegjshëm i një prindi.
Deklarata u tha në gjykatë të martën, pasi aktori, 57 vjeç dhe ish-gruaja e tij Amber Heard, 34 vjeç, u përballën në gjyqin e Depp kundër Gazetave të News Group, pasi The Sun e quajti atë një burrë “që rreh gra” në vitin 2018.

Në dëshminë e tij, ylli i Hollivudit tha se ai dëshironte që Lily-Rose, tani 21 vjeç dhe një aktore, të ndihej e sigurt me marijuanën në vitet e para të adoleshencës.
Lily-Rose dhe vëllai i saj Jack, 18 vjeç, janë fëmijët e aktorit me ish-en e tij Vanessa Paradis.

Aktori foli gjithashtu për problemet me alkoolin pas ndarjes nga nëna e fëmijëve dhe tha se Sir Elton John ka luajtur një rol të madh në lënien e alkoolit.

“Unë kam qenë esëll për shumë kohë. Nuk mbaj mend saktësisht se sa kohë kam, por është një kohë e gjatë”.

“Do të thoja patjetër që fundi i marrëdhënies sime me zonjën Paradis, nënën e fëmijëve të mi, ishte një kohë shumë e dhimbshme – të ndahesh me dikë që ke qenë për 14 vjet dhe ke dy fëmijë”, u shpreh ai.
Ylli i Hollivudit Johnny Depp mohoi se ka dhunuar ish-gruan e tij Amber Heard, ndërsa tha të kundërtën se kishte qenë ajo e cila e kishte dhunuar, gjatë ditës së parë të përballjes së tyre në Gjykatën e Lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *