• |
ide | kryesore

Kapriço e Ramës me Becchettin, qeveria e detyruar t’i paguajë 99.5 milionë euro biznesmenit italian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dokumenti i zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, publikuar nga Ministria e Financave së fundmi, vlerëson se taksapaguesit shqiptarë pritet të detyrohen të paguajnë 109 milionë euro fatura të krijuara më së shumti nga aventura e qeverisë me mbylljen e televizionit Agon të biznesmenit kontrovers italian Fancesco Becchetti.

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësitë që ka për të shlyer disa fatura, njëra prej të cilave kap vlerën e 100 milionë eurove, fatura që janë krijuar nga aventura të ndryshme të ndërmarra nga zyrtarët shqiptarë gjatë viteve të shkuara dhe që janë pasuar nga gjyqe arbitrazhi.

Një dokument i titulluar “Raporti i mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2020” , i cili është publikuar së fundmi në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, shënon se Shqipërisë i nevojiten 109.5 milionë euro për të paguar faturat e tetë çështjeve, vendimet e së cilave janë marrë në dëm të shtetit shqiptar ose janë në proces. Nga të gjitha këto çështje, çështja “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, mbart faturën më të rëndë prej 99.5 milionë eurosh.

Gjyqet e arbitrazhit në përgjithësi zhvillohen në sekret të plotë dhe taksapaguesit rrallë herë marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Të dhëna të përcipta mbi çështjen publikohen në faqen e gjykatës. Sipas këtyre të dhënave, vendimi i kompensimit për Beçhettin është pranë ekzekutimit.

Gjyqi mes biznesmenit italian lidhet me vendimin e qeverisë aktuale për të konfiskuar asetet e tij në Shqipëri, përfshirë hidrocentralin në ndërtim të Kalivaçit dhe televizionin Agon Channel në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Urdhri i sekuestros dhe kërkesa për arrestimin e Beçhettit u bë temë e një debati politik në Shqipëri në vitin 2015 ku opozita politike dhe vetë Becchetti akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se kishte orkestruar një sulm ndaj tij për shkak të vijës editoriale kritike të Agon Channel ndaj qeverisë së Ramës. Rama këmbënguli se qeveria po luftonte një skemë pastrimi parash.

Përveç detyrimeve ndaj vendimeve të gjykatave të arbitrazhit, taksapaguesit shqiptarë kanë edhe 4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro) detyrime të prapambetura për vendimet gjyqësore të formës së prerë të caktuara nga gjykatat shqiptare.

Këto vendime janë kryesisht për shkak të pushimeve të padrejta nga puna por gjatë dy viteve të fundit po rritet edhe numri i kompanive private që hedhin në gjyq shtetin dhe fitojnë shuma të konsiderueshme./ BIRN



14 Comments

  1. Vendimi perfundimtar per ceshtjen Bacheti nuk eshte marre akoma .. Por ne buxhet planifikohet gjithmone shuma e nevojshme ne rast se shteti shqiptar e humb gjyqin. Deri tani gjyqi eshte pezulluar me kerkese te qeverise shqiptare ( arsyet qe ka paraqitur avokati i qeverise nuk i dime ) . Di qe qeveria shqiptare ka kerkuar anullimin e vendimit te shkalles se pare te arbitrazhit qe na denoi ne. Direkt pas vendimit te pare zyra e avokatise qe mbron shtetin tone beri rekurs ( nuk e di me cfare argumentas) dhe kerkon , madje eshte e bindur qe vendimi i me parshem do te anullohet.
    Te shohim si do shkojne gjerat . Urojme ta fitojme ate gjyq se 99 miljon nuk jane pak.

    1. O debil eshte bere marreveshje mes qeverise dhe beketit. Ishte 140 milion u ra dakord per 99.5 plus shpenzime te gjyqit dhe avokatise.

      O debil kjo eshte skeme e paster mashtrimi. Beketi nuk e beri dot me berishen sepse nuk ia pranoi dhe e beri me ramen.

      Ti me mbyll pa te drejte une te hedh ne arbitrazh. une nyk mbrohem ne gjyq biem dakord per demshperblim dhe ndajme lekt e karave te albanistanit.

      Hajde hani kar me ramen veshderra socialist

      1. Te shpartallofte debili familjen ( para dhe mbrapa) more kurve djal. Gjyqi nuk ka mbaruar akoma more bastardi i saliut ( meqe e ditkerke qe ky bacceti ja paska kerkuar Berishes ta beje kete pune me te , por Berisha nuk paska pranuar ) .
        Vjen ketu per te share dhe ofenduar te tjeret , more vemje dhe flet per teori konspirative sikur Rama dhe Becceti jane bashke dhe po ndajne leket e shqiptarve.
        Mjeran psikopat !

  2. U mbyll ne menyre arbitrare sepse u preken interesat e televizioneve klienteliste te qeverise. Agoni kishte mbledhur gazetaret dhe analistet me te miree te kohes qe nxirrnin zbuluar qeverine. Tani si gjithmone kostot e 8 viteve keq qeverisje i paguajne qytetaret.

  3. Atehere per kapriçon e popullit dhe per te vene drejtesine ne vend , denimi i ketij palloshi dhe lejfenit te jete 99.5 vjet burg .

  4. YMER GELBAZA,CARLO BOLJA DHE KOL SALLAKU NUK I PUBLIKOJN FARE KETE DOKUMENT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA DHE KOL SALLAKU NUK E PUBLIKOJN KETE FAKT ,QE LEH SI ZAGAR EDI RAMA DHE NE DUHET TE PAGUAR £ 100 Milion EURO PER EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN E TIJ

  5. Thirrjes së Edvin Escobar D’Rames,se kush nuk paguan energjine elektrike do te denohet,”DREJTESIA”
    iu pergjigj menjehere.Nje qytetare shqiptare u denua per kamatvonesen e energjise elektrike,nje shumë
    prej 28 mije Lekesh te vjetra,dhe nga turpi vari veten ne burg.Ndersa Kryeministri qe paguan 500 mije
    Euro per pjesmarrjen e tij private ne Bienalen e Venecias,nga paret e Takspaguesve shqiptare,nuk denohet!
    Nese nuk denohen Edvin D’Rama dhe Erion Veliaj per aferen ne fjale,ku takspaguesit shqiptare duhet te
    paguajn 100 milion Eruro vetem per kapriçot e tyre,atehere nuk do ketë më shpresë se do te funksionoi dretesia.

  6. bejeti mashtrus tipik, ka ceshtje gjyqesore ne ter evropen. ne angli se lejne te futet. kshu qe mjaft raportime per inat o lapsi se ngjani shemtuar

  7. OSE FUTINI NE BURG OSE GJUNJZOHUNI RRUGE TE MESME NUK KA . TI DENON ME 5 VJET BURG NJE NJERI QE VJEDH NJE PULE APO QE KA VJEDH 100.000 LEKE TE VJETRA DRITA DHE LE TE LIRE NJE NJERI QE E KA DEMTUAR KETE VEND ME 100 MILION EURO? KESHTU VEPROI EDHE TEK NDERTESA E VJERRIT TE BASHES DHE NUK I HYRI GJEMBE NE KEMBE , VETEM SE NE PAGUAJTEM 17 MILON EURO DEMSHPERBLIM . KUSH ESHTE KY NJERI ? ÇE PANDEH VETEN KY I PACIPE? FUTENI SHTATE PASH NEN DHE KETE VEMJE . KY I KA BERE DEME KETIJ VENDI ME SHUME SE GJITHE KRYEMINISTRAT E TJERE TE MARRE SE BASHKU NE 108 VITET E TE QENIT SHTET . PLASENI NE GOP TE ANETESH KETE FLLIQESIRE , KETE KURVE E BIJ KURVE .

  8. Rendesi per shqiptaret nuk ka se kush i merr parate, por kush i paguan. Nese vendit i eshte shkaktuar nje dem prej me shume se 100 milione euro, dikush duhet te pergjigjet jo vetem te paguaje leket, por te vuaje edhe denimin me heqje lirije. Nese nuk paguan leket, t’i shtohen ditet e burgut duke vleresuar nje dite burgu, 3 mije leke ose 23 euro (aq sa paguhet nje dite burgim i padrejte). Ne te kundert, rrofte reforma ne drejtesi dhe ambasadoret Lu e Vllahutin…

  9. Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri Lulush qe do i paguaj keto 100 milionsh kur te vij ne pushtet atehere do thoni ky eshte ai qe ne kerkonim do ti lepini bythen mire o shpellkare e cecene

    1. Edhe per vrimen e Ozonit te jete artikulli, ti do i fusesh nje “shpllare, cecen” koment.
      A ti je rende mor shok, po ca taksirati kemi ne te na cash karin e te na vrasesh syte me traplliqet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *