• |
ide | kryesore

“Kartona të verdhë të shënjestruar kundër nesh”: Lazio e ka me arbitrat italianë

-Instant, Sport



Dy humbje radhazi për Lazion në Serie A e ëndërra titull nuk është zhdukur plotësisht vetëm për shkak të disfatës së Juventus në shtëpinë e Milan. Skuadra e Simone Inzaghi po lufton kundër emergjencës së dëmtimeve, por për Arturo Diaconale motivet e rrëzimit janë të tjerë: “Kundër Torinos pati kartona të verdhë të shënjestruar (Immobile e Caicedo rrezikonin) e penalltia për Lecce nuk ishte – komentoi drejtori i komunikimit të Lazios -. Nuk ka asnjë komplot, por faktorë të tillë vendosin ele të themi që rifillimi ynë i kampionatit ishte i vështirë”.

Në shënjestër të Diaconale janë kartonët e verdhë të marrë kundër Torinos nga Immobile e Caicedo që kanë detyruar Simone Inzaghi të përballej me Milan (0-3) pa qendërsulmues: “Pësuam ndëshkime me të verdha të shënjestruar kundër granata. Duke përjashtuar qëllimin e komplotin, janë sidoqoftë faktorë që vendosin”. Edhe në penalltinë e akorduar për Lecce, gabuar më pas nga Mancosu, Diaconale ka dicka për të thënë: “Penalltia nuk ishte, nëse pastaj u gabua është cështje tjetër. Duhen riparë rregullat, e nëse prekja me dorë është gjithnjë penallti, të vendoset”.

Aspekti fizik është i pamohueshëm se po penalizon Lazion: “Në Lecce duhet të kishim bërë një ndeshje administrimi e kundërsulmi, por djemtë nuk arritën ta bënin. Janë limite që varen nga faktorë fizikë, edhe për vetë arbitrat. Do shohim cdo të ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *