• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut: 163 raste të reja me Covid-19, 8 vdekje dhe 230 të shëruar

Lajme



Vazhdon situata e rënduar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 163 raste të reja  në 1794 testime të kryera.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 8 pacientëve dhe rikuperimin e 230 të tjerëve.

Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi, me 87 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Viktima janë gjashtë pacientë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një pacient nga Tetova.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 7406, numri i pacientëve të shëruar është 3554, numri i vdekjeve është 359, dhe aktualisht numri i rasteve aktive është 3493.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *