• |
ide | kryesore

Merkel për autokratët në Europë: Pandemia, jo justifikim për të minuar demokracinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Liria e fjalës, barazia dhe diversiteti fetar janë thelbësore. Theksimi i këtyre është fokusi i Presidencës gjermane të Këshillit të BE, tha kancelarja Angela Merkel në Parlamentin Evropian në Bruksel.

“Të drejtat themelore janë gjëja e parë që më preokupon më shumë në Presidencën e Këshillit”, – tha politikania gjermane. “Ato janë themeli mbi të cilin mbështetet Evropa. Në pandeminë e Corona-s, këto të drejta themelore ishin pjesërisht të kufizuara. Ky ishte një çmim shumë i lartë. Vendimi për ta bërë këtë kishte qenë pafundësisht i vështirë për të”.

“Unë kam besim te Evropa”

Angela Merkel theksoi më tej: “Një pandemi nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike.” Kancelarja shtoi me patos: “Unë kam besim te Evropa. Unë jam e bindur për Evropën – jo vetëm si një trashëgimi e së kaluarës, por si një shpresë dhe vizion për të ardhmen”.

Ky udhëtim në Bruksel, për të paraqitur objektivat e saj në Parlamentin Evropian gjatë presidencës, ishte udhëtimi i parë i Merkelit jashtë Gjermanisë që nga fillimi i pandemisë së Coronas. Fillimisht, ajo u prit nga David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian.

A do të ketë marrëveshje në mes të korrikut?

Gjermania mori në 1 korrik për gjashtë muaj kryesimin e 27 vendeve të BE . Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE duan të përpiqen në Bruksel më 17 korrik të arrijnë një marrëveshje për paketën financiare afro 1.7 bilionë eurosh, e cila përfshin periudhën deri në vitin 2027. Në të duhet të përfshihet fondi i rindërtimit për të kapërcyer krizën ekonomike që vjen nga pandemia e Corona-s shkruan DW.



5 Comments

  1. Ia fut kot – Rama, p.sh., nuk e ka ‘minuar’demokracine, por e ka perdhunuar diten per diell, ashtu si grate qe ka nderruar.
    Mesa duket nga zhvillimet, edhe Vucic!

  2. Nuk na plas hajdari ne per BE se kemi baba Erdoganin dhe Turqine mike. Te ishit aq te mire ju plerat e rospise europe do na kishit futur qe para 10 vjeteve ne Union ashtu sic vepruat me Rumanine dhe Bullgarine. Tani eshte teper vone jo faleminderit nuk e duam shqiperine ne nje Europe rraciste dhe te padrejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *