• |
ide | kryesore

Pandemia rrënon buxhetin/ Qeveria rrit borxhin dhe bën gati 100 milionë euro për gjyqin me Becchettin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit palët nuk shprehen”.

E ndërsa Kryeministri, si i akuzuari kryesor në gjyqin ndaj Becchettit, vazhdon ta ruajë konfidencialitetin, Ministria e Financave e ka zbuluar të vërtetën e gjyqit. Qeveria e Edi Ramës e ka humbur gjyqin nga “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, pra, Francesco Becchetti dhe po bën gati pagesën e faturës 100- milionëshe.

DOKUMENTI

Në një dokument që shoqëron raportin për ecurinë e ekonomisë gjatë pjesës së parë të vitit, Financat pasqyrojnë edhe pagesën për “Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të ARBITRAZHIT”. Në tabelën shoqëruese janë paraqitur bizneset që kanë mundur qeverinë shqiptare në gjyqet ndërkombëtare, sa para kanë borxh dhe sa ka mbetur për t’u paguar, ose siç njihet tashmë, “Detyrimi i mbetur”.

Në mes 8 pagesave me ‘detyrim të mbetur’ është edhe ajo ndaj “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”. Bëhet fjalë për gjyqin e humbur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Investimet, ICSID. Rreth një vit më parë, qeveria e humbi gjyqin, por Rama nuk e pranoi publikisht pagesën e frikshme prej rreth 110 milionë eurosh që duhet të nxirrte nga taksat e qytetarëve për Francesco Becchettin. Ky i fundit e hodhi në gjyq qeverinë e Shqipërisë për mbylljen e aktivitetit të hidrocentralit, që nuk u arrit të ndërtohej përfundimisht prej dekadash.

Ndërhyrja e qeverisë dhe shpeshherë edhe deklaratat publike të ashpra të Kryeministrit në ditët e para të pushtetit pas 2013 ndaj një biznesi ndërkombëtar, janë penalizuar nga Gjykata Ndërkombëtare me 110 milionë euro. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim. Në tabelën e Financave, në pjesën e vendimit të Arbitrazhit për Becchettin shkruhet: “99.487.000 EUR dhe 111.579,989 EUR Arbitrazhi ICSID nr.ARB/15/28 ‘Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë’”.

Ndërsa borxhi i papaguar është 99,898,580 euro. Kaq është shuma e mbetur për t’u paguar. Ndërkohë që dokumenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit flet për 110 milionë euro për t’u paguar nga qeveria shqiptare, gjë që vë në dyshim ndonjë pagesë të mëparshme. Në tabelën e gjyqeve të humbura nga Shqipëria, rasti i Becchettit zë pjesën dërrmuese ose rreth 91 për qind. Në total, detyrimi i mbetur për t’u paguar në gjyqet që ka humbur qeveria ndaj biznesit është 109.4 milionë euro.

Një shumë e frikshme, në kohën kur po buxheti po dërrmohet nga pandemia e Covid-19. Edhe në një kohë normale, me rritje ekonomike, humbja e 100 milionë eurove për shkak të paaftësisë dhe sjelljes prej të forti të qeverisë ndaj biznesit, do të ishte një shifër e madhe dhe tronditëse. Pagesa e këtij detyrimi në kohë pandemie është akoma më e rëndë, si për ata që e shkaktuan, ashtu edhe për qytetarët që do ta paguajnë nga taksat e veta. Një gjë është e sigurt: pagesa nuk është më sekret, edhe pse mund të jetë akoma konfidenciale.

BUXHETI

E ndërkohë që qeveria duhet të ndajë 100 milionë euro nga taksat tona si pagesa për Becchettin, kriza e shkaktuar nga Covid e ka detyruar të ndryshojë në mënyrë drastike buxhetin e shtetit. Do të mjaftonte vetëm rishikimi i Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, për të treguar se sa keq do të afektohet ekonomia vendëse. Në draftbuxhetin që qeveria i ka dërguar Kuvendit parashikohet që GDP-ja të zbresë nga 1,793 triliardë lekë, ose 17,9 miliardë USD (sipas konvertimit të zhargonit qeveritar), në 1,580 triliardë lekë, ose 212 miliardë lekë më pak, rreth 2 miliardë USD. Kaq është llogaritja e Financave.

E nisur nga kjo, qeveria ka vendosur të heqë tavanin e borxhit dhe të rrisë financimet me para të marra nga bankat dhe financime të huaja në rreth 1.5 miliardë USD. Në relacion, qeveria thekson se buxheti i ri “do të reflektojë një reduktim në masën 63.1 miliardë lekë të planit të arkëtimeve të të ardhurave buxhetore. Pjesën kryesore e zë reduktimi i të ardhurave tatimore me rreth 57 miliardë lekë”.

Pra, të ardhurat do të jenë rreth 630 milionë USD më të ulëta. Por ndërkohë, politika e re e qeverisë është nxitja e ekonomisë dhe rritja e shpenzimeve, edhe pse duhet parë sa efektive do të jenë këto shpenzime. Qeveria parashikon “një rritje të shpenzimeve buxhetore prej rreth 30.16 miliardë lekësh”. Të dyja këto veprime, ulja e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve, do të çojnë në një tjetër rekord.

Deficiti do arrijë në 132,965 miliardë lekë, ose rreth 1,3 miliardë USD. Kjo sjell një borxh në nivele kolosale. Në dokument, qeveria pranon “rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 80% të PBB-së, nga rreth 65% të PBB-së që pritej sipas buxhetit fillestar dhe nga rreth 69% e PBB-së në rishikimin e parë sipas aktit normativ”.

1

 



11 Comments

  1. Ti paguaj Rama me oligarket dhe ministrat e tij qe e votuan largimin e Becchetit. Cfaj ka populli per gomarllikun e tyre.

  2. Po ky palla i gjate e din mire se sa me fort tja fusesh ketij populli dhe dhe sa me fukara ta lesh me mire e kontrollon..fuck “rilindjes”

  3. E kuptoni budallekun dhe mashtrimin e opozites me kontratat e PPP te firmosura nga kjo qeveri qe do ti anulloje sapo te vije ne pushtet. Kosto e anullimit te ketyre kontratave do te jete aq e madhe sa vetem kur te degjojme shifren do na merreb mendt. Po ketyre aq ju ben se me taksat tona do te paguhen.

    1. Po ti more qelbanik e kuptove kur votove ripjelljen se do te ta fuste sa krahu. Edhe palloshi i gjate keshtu tha dhe ti e votove. Biles ai e ngriti steken edhe me lart. 700 milione do ju rrjepe per inceneratoret.

      1. Mos u nxef o berati , rekpekt per ju por derrat nje turi kane . Mos kujto se keta te tjeret jane burra me te mire . I harrove masakrat e tyre me PPP qe po i paguajme edhe sot e kesaj dite ? Do thuash qe ky palloshi i anetes nuk ka te krahasuar , dhe jam OK , por kurva kurve ngel .Nuk thuhet qe kjo eshte me kurve se ka kaluar 2000 burra dhe kjo tjetra me pak kurve se ka kaluar 250 burra . Kurva e ka kurvllikun ne gen . Demokracine embajne ligjet dhe jo njerezit . Njerezit jane lakmitar aq me keq per keta qe jane pjelle e PPSH-se . Duhet te largohet totalisht kjo klase e kalbur politike . Ndryshe gjithmone do shkojme nga shiu ne bresher dhe ne fund e keqja do mbizoteroje dhe nuk ka burr none me e mund dot me.

  4. Ditën e djeshme Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por mesa duket kjo akuzë ka dalë “blof” pasi tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

    Tashmë bëhet e ditur se ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.

    Agjencia për zhvillim ekonomik e Gjermanisë dhe Banka gjermane që lëvron fondet (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare.

    1. O idiot i ores 14:56, opozita paska dale bllof dhe ti mburresh me kete? Cfare humbe apo fitove? Nderkohe qe me pislleqet e rilindjoteve, jo vetem po pasurohen 4-5 veta, ndermjet tyre edhe Beccheti, por ty o bythelepires i patru do te te rriten taksat per te paguar borxhin. Do kesh nje rritje cmimesh te atille nga rritja e taksave, aq sa do lepish nga 7 b*the ne dite pwr te marre nje sufllaqe ne jave. Mjaft bete cmos per te na mbushur mendjen se nuk kuptoni asgje. E dime qe jeni idiote te lindur dhe do sheroheni vetem kur te shkoni ne boten tjeter, por te pakten mos shkruani me ato duar qe perdorni per te fshire prapanicat e rilindojteve se edhe kompjuteri ka filluar te qelbet. Ju lejohet vetem te hani buke me ato duar dhe asghe tjeter

  5. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *