• |
ide | kryesore

Partizani goditet nga Covid 19: Boldor e Ferati karantinohen, nuk ka derbi për ta

-Instant, F1, Sport, Video



Në ditët kur Partizani duhet të mendojë për derbin me Tiranën, shumë i rëndësishëm për qytetin por edhe ambicjet e klubit në kërkim të Europës, të kuqtë marrin goditjen nga virusi Covid 19. Pas ndeshjes me Bylis, Boldor e Ferati kanë ndjerë shqetësime dhe të gjitha simptomat kanë treguar Koronavirus.

Dy lojtarët pasi kanë kryer testin kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe janë karantinuar menjëherë. Gjithësesi dy lojtarët kanë humbur mundësinë për të qenë në derbin me Tiranën, ndërsa paniku ka përfshirë klubin e kuq. Testimit i është nënshtruar edhe Bilali, që fatmirësisht ka rezultuar negativ.

NJOFTIM

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1390646074463118



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *