• |
ide | kryesore

Rekordi në SHBA/ Mbi 60 mijë të prekur nga COVID-19 në 24 orë, Amerika Latine i kalon 3 milionë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër rekord i ri i rasteve të prekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 60,209 persona të infektuar me koronavirus sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Në total deri tani numri i persona të infektuar me COVID-19 në SHBA është rreth 3 milionë, më saktë 2,996,098, nga të cilët kanë ndërruar jetë 131,457. Edhe në Amerikën Latinë situata vazhdon të jetë e rëndë dhe rastet e reja me COVID-19 rriten me ritme të shpejta.

Rastet me koronavirus në Amerikën Latine dhe në Karaibe i kanë kaluar 3 milionë që prej nisjes së pandemisë, , ndërsa të vdekurit kanë shkuar 139.999 persona. Brazili vazhdon të jetë shteti më i prekur në Amerikën Latine me 1,668,589 të infektuar me koronavirus dhe 66,741 të vdekur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *