• |
ide | kryesore

Rëndohet situata në Spitalin Infektiv, 4 pacientë futen në intubim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë njoftoi mëngjesin e së mërkurës se 2 qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.
Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ajo që nënvizon Ministria e Shëndetësisë është se situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.



2 Comments

  1. terror ne emer te terrorrit , ne itali gjithe virologet keshillonin qe semundja duhet te rri sa me larg spitaleve dhe sa me shume e izoluar , ne po eksperimentojme per obsh me duket , mbi fatet e te moshuarve tane

  2. Si kanë ardhur punët, ai qe ka tru duhet t’i rrij larg spitaleve. Intubimi është një metodë e dështuar, kush është futur ka vdekur. Ne Itali respiratoret nuk përdoren më pikërisht se shkaktojnë vdekje te panevojshme. Kur vjen puna te covidi mos degjoni keta doktorë qe ndjekin vijën e OBSH por shkoni nëpër farmaci dhe bleni hidroksiklorokine+zink+azitromicine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *