• |
ide | kryesore

Rrahja e tifozit në FA Cup: katër javë skualifikim për Dier

-Instant, Sport



Futbollisti i Tottenham Eric Dier është skualifikuar për katër ndeshje, për shkak se u ngjit në shkallët e stadiumit për tu përballur me një tifoz, pas humbjes së skuadrës së tij në Kupën e Anglisë në muajin mars.

Incidenti ndodhi pasi Tottenham humbi me penallti kundër Norëich, kur Dier po drejtohej drejt një zone të fushës përballë tribunës ku ndodheshin i vëllai i vogël e familja. Dier është ofenduar verbalisht nga një spektator, duke e bërë vëllain e lojtarit të reagojë.

Dier është ngjitur në shkallët e stadiumit me shpejtësi sapo ka parë të vëllain të zihet me spektatorin. Dier arriti të konfrontohet me tifozin, përpara se të ndalej nga forcat e sigurisë. Lojtari është skualifikuar për sjellje “kërcënuese” e është gjobitur me 50.000 stërlina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *