• |
ide | kryesore

Shkelma e grushta kundër policit, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Goditet organizata kriminale e trafikut të drogës në Itali, mes 8 të arrestuarve ka edhe shqiptarë



Një shtetas shqiptar, u arrestua nga Policia Hekurudhore ditën e sotme (8 korrik) në stacionin Peschiera del Garda për dhunë dhe plagosje.

Oficerët e sigurisë gjatë vëzhgimit në stacionin për sigurinë e udhëtarëve që prisnin trenat, vunë re disa të rinj që ishin ulur rrezikshëm në anën e trotuarit me këmbët e tyre të zgjatura drejt platformës.

Pas thirrjes së sigurisë, të rinjtë u larguan me përjashtim të një shtetasi shqiptar, i cili filloi të përgjigjej kundër policëve duke i provokuar e më pas i goditi.

Kur u pyet për të treguar një dokument identiteti, shqiptari reagoi dhunshëm, duke kërcënuar dhe goditur agjentët me shkelma dhe grushta.

Një prej oficerëve të sigurimit, i cili u plagos , u drejtua në trajtim mjekësor në dhomën e urgjencës, ku është jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *