• |
ide | kryesore

Thaçi: Të hënën do të shkoj në Hagë, më ka thirrur Prokuroria Speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përmes një postimi, drejtuar qytetarëve të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë me ftesë të Prokurorisë Speciale.

Reagimi


“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore. Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi. Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj! Zoti e bekoftë Kosovën! HTH”

7 Comments

  1. JU LUTEM MERI ME VETE EDHE EDI RAMEN DHE ALEXANDER VUCIC SE MIQ JENI,BILES PER MOS PERDORUR LETRA HIGJENIKE MER EDHE BATON HAXHIUN ,CARLO BOLEN,DHE YMER GELBAZEN

  2. Burre legen,pordhac dhe frikacak eshte gjarperi i kosoves. Urojme qe te marresh denimin e merituar o pusht tradhtar.

  3. Mos harro me i marrë me vete edhe bashkëpunëtorët se mund t’i përdorësh si avoketër mbrojtës: Vuqiqin, Ramavirusinn, Batunin e Blerin
    Një damkë vetes i ke vënë,
    O , sa poshtë paske rënë!
    Shije të keqe, pas ke lënë.
    Dorëhiqu se le namë.

  4. Në stilin e Ramës edhe ky.
    Thaçi kujton se po shkon si heroi përfaqësues i SHBA e viktimë e Europës në prokurorinë speciale.
    Do të desha megjithë shpirt që Thaçi e drejtues të tjerë të UÇK të shkonte e kthehej ballëlartë e i pa fajshëm nga kjo gjykatë, por nga mënyra se si po reagon, duket se e ka mizën nën kësulë e nuk do të jetë në gjendje të mbrojë veten.
    Sidoqoftë do ti uroja që të mos bëjë marrëzinë e të shkojë me mendjen për të mbrojtur UÇK, por të gjejë argumenta e fakte për të mbrojtur veten e tij nga akuzat.
    Nuk ka qenë as Enver Hoxha Ushtria Nac.Çl. e as Thaçi nuk mund të pretendojë se është ai UÇK.
    Si partizanët në luftë kundër gjermanëve, edhe luftëtarët e UÇK , nuk shkuan të luftonin as për Enverin e as për Thaçin, por për lirinë e popullit të tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu