• |
ide | kryesore

Tragjedi në det: humb jetën duke peshkuar kampioni i snowboard Pullin

-Instant, Sport



Alex Pullin, dy herë kampioni i botës i snowboard, humbi jetën në Australi po bënte peshkim nënujor, sipas asaj që bën të ditur BBC. Pullin, që ishte 32 vjec e kishte lindur në Mansfield në shtetin australian të Victorias, u mbyt pranë një plazhi në Gold Coast të Queensland, në veri të vendit. Pullin, që njihej nga të gjithë si “Chumpy”, ishte flamurtar i Australisë në Olimpiadën dimërore të Sochi të 2014.

Kampioni kishte përfaqësuar vendin e tij në disiplinën e snowboard cross edhe në Olimpiadat e 2010 e 2018. Pullin është gjetur pa ndjenja nën ujë nga një zhytës që po futej në ujë e më pas është nxjerrë në breg nga plazhistët. Atij i është dhënë ndihma e parë në tentativë për ta rianimuar, por pa sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *