• |
ide | kryesore

Vrasësi i 4 policëve, Dritan Dajti drejt lirimit nga burgu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar bashkim dënimesh.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, t’i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti për bashkim dënimesh, ka qënë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që çuditërisht dhe nuk dihet pse, pikërisht ky prokuror ishte ai që përfaqësonte akuzën në këtë proces gjyqësor për bashkim dënimesh, në një kohë kur duhet të paraqiteshin prokurorët e sektorit të ekzekutimeve. Sipas dokumentacionit që disponon “Shqiptarja.com”, thuhet se Dritan Dajti është dënuar tre herë nga drejtësia Shqiptare, dhe ka marë pafajsi një herë për plagosjen e rëndë me dashje në dëm të shtetasve Adnand Derraj dhe Ergys Ferhati ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001. Rezulton se në 29 qershor 2004, Dritan Dajti dënohet në mungesë me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Rezulton se në 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim të mara në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me plot 23 vite burgim.

Por gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Deri në datën 27 dhjetor 2019, Dritan Dajti ka vuajtur 19 vjet e 3 muaj e 10 ditë burgim. Kjo duke llogaritur vuajtjen e dënimit sipas dinamikës së paraqitur në gjykatë nga burgu i Peqinit si dhe paraburgimet që ka bërë Dritan Dajti nga dita e arrestimit në 20 prill 2001 dhe deri më datën 17 nëntor 2003 kur u arratis. Pas marjes së dënimit me 25 vite heqje lirie për 5 vrasje dhe një plagosje, Dritan Dajti në Muajin Maj 2020, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar bashkimin e dy dënimeve me 23 dhe 25 vite burgim, në një të vetëm.

Kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili së bashku me prokurorin Kreshnik Ajazi kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Dajtit, duke e dënuar atë me një vendim të vetëm prej 25 vite burgim. Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjyqtari i Ebasanit Tomor Kullolli sqaron se Dritan Dajtit, i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë e 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.

Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e arrestimit në 20 prill 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, t’i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht./ Shqiptarja.com



12 Comments

  1. Me mire dritan dajti se e gjithe politika bashke . Talent , qe u detyrua nga politka te kthehej ne perbindesh per te mbrojtur dinjitetin e tij .

  2. Ata te 4 qe u vrane shkuan mish per top nga eproret e tyre.Policia nqs kishte informacion duhet te contet forcat speciale sic kane vepruar me kedo dhe jo 4 police civile me arme ne dore. Ndoshta kishin urdher per ta asgjesuar Dajtin i cili i qelloi per vetmbrojtje pa e ditur se kush ishin. Ata u prehshin atje ku jane se u vrane kot

  3. Avash icik me keto lajme ju. Nuk them qe eshte burr i mir ky Dajti, por ato 4 personat qe ka vra ky nuk kane qene pole te shtetit por disa gjobevenesa me rroba policie.
    A i keni pare se cfar vilash dhe cfar jete lluksoze kane sap bere kto 4 policar qe merrnin 300´000 Lek rrog shteti.
    Per mendimin tim Dajti duhet te denohet per krimet e tjera te shumta qe ka kryer, dhe eshte i pa fajshem per vrasjen e atyre pasi eshte vetembrojtje.

  4. Pra, ju heronj qe rate deshmore ne aksion per drejtesine e atdheut tuaj nastradino-hipokrit prehuni ne paqe.

  5. O -Trim i xha Jahos ke edhe Kostandinin e Partise qe vrau 4 vete dhe nuk u denua per jete.Edhe ai ka sjellje ”te mire”do marre rrugen e lirimit.Kurse ata qe kane hyre per droge per perdorim vetjak ,ata qe jane kapur me nga 3-4 rrenje hashash te mbjelle te kalben ne burg.

  6. Rilindja erdhi per ti liruar te gjith kriminelet nga burgu. Gjasme reforma ne drejtesi do bente drejtesi, por thjesht rezultoi nje marifet i bukur per ta kapur ate e per te shpikur idiotesira te tipit OFL

  7. OFL, SPAK, KPL, KLGJ, DND, Drejtesia e re= Ju qifsha robttttttttttttttttt.

    Nese ajo Drejtesia e vjeter i jepte burgim te perjeshtshem ketyre kriminelave, ca mut drejtesie e re eshte kjo?

    Ne s’kemi shtet por MAFIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *