• |
ide | kryesore

“Tryezë tre palëshe për zgjedhoren”, PD i përgjigjet Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



PD reagoi lidhur me deklaratën e Edi Ramës, i cili i ftoi dy ditë më parë për një tryezë tre palëshe sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.

Në përgjigjen zyrtare për Ramën, PD thekson se nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Sipas deklaratës, PD e konsideron një alibi hapjen në këtë moment, te diskutimit për sistemin zgjedhor, dhe kjo sipas tyre bëhet për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në përfundim PD paralajmëron se çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.” thuhet ne reagimin e PD.

Deklarata e plotë:

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”



3 Comments

  1. Lul Kiri sdo hapje listash ka rene ne pazar tenderash me ramen dhe te dy palet fusin ne parlament kacin e zi ed paloqen elisa spirokirin ed shalsin qe vjedh me stil dhe nje tuf te madhe budallenjsh. Dhe shajn R Hajdarin dhe M Murrizin qe i ka ble Rama Dhe del bushati nikoll lehesi dhe i mbrojme keta plera

  2. QEVERI ME KARAKURVE KETIJ VENDI NUK I KA ARDH MDONJEHERE POR EDHE OPOZITE ME KARAKURVE NUK KAM PARE . O IDIOTER TE OPOZITES KJO MARRVESHJE KURVASH DUHET TE ISHTE PRISHUR ME KOHE . E GJITHE KLASA POLITIKE DUHENI VRA ME ÇAP BUKE NE GOJE . MARRVESHJA JUAJ ESHTE RISKLLAVERIM PER SHQIPTARET , NDRYSHIMET I JAPIN OKSIGJEN KETIJ VENDI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *