• |
ide | kryesore

7 deputetë të opozitës pro marrëveshjes Rama-Basha, reagon Murrizi: Vemje pa pigment e moral, PD-LSI u rikthyen në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit



7 deputetë të opozitës së re do të japin votën e tyre për marrëveshjen e 5 Qershorit, për reformën zgjedhore. Deputeti Myslim Murrizi i ka quajtur vemje pa pigment këta deputetë. Për Murrizin, kjo është një legjitimim i rikthimit të PD-LSI në Kuvend, por pavarësisht kësaj, ai shprehet se nuk do arrijnë që të realizojnë listat e hapura.

Reagimi i plote

Hajdutet e politikes shqiptare dhe spurdhjaket politik qe harxhojne parat e vjedhura per te gjetur suflere nga jashte per te ruajtur karriket e pushtetit nuk mund te mbajne peng 5 milion shqiptare. Koha kur nje Gjerman i jepte urdher Europes ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE. Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh. Kurre nuk do ja arrijne dot. Shqiptaret duan lista te hapura dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kanididuar per drejtor

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne kuvend. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj deputeteve qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe. I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne parlament, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL”



9 Comments

  1. Edvin ramën vetëm për një gjë e falenderoj, dhe duhet ta falenderojë sidomos Basha, se i nxori lakuriq ashtu siç janë, indivdë pa karakter e që shiten e blihen, këto plehra të listave të PD apo LSI.

  2. Murriz , sikur te kerkoje vetem lista te hapura do kishe te drejte. Ne momentin qe kerkove heqje kualicionesh , doli qe vemja pa moral ne kete mes je ti. Kurse me gjermanet mos kruaj me mire. Ca thote Gjermani do behet. Pike.

  3. Deputeti Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë deklaruar vazhdimisht se opozita parlamentare nuk do të votojë reformën pa lista të hapura. Por siç duket, qëndrimi i opozitës ka ndryshuar.

    Ose më saktë i disa deputetëve të saj, të cilët në fakt, thuhet se janë kontaktuar nga Lulzim Basha, për të votuar për marrëveshjen.

    Vetë Murrizi dhe Hajdari kanë përmendur disa herë, se deputetëve të opozitës poi u bëhet presion, për të votuar këtë marrëveshje, e cila nuk përmbush kushtet e tyre.

    Ndërkohë, nga opozita parlamentare pritet të “rekrutohen” edhe deputetë të tjerë nga Basha e Kryemadhi, për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit.

  4. Me i ka dal boja ketij palles nuk ka ku shkon, sa ke pd i pavar te legaliteti te pd prape tani ke thurja, mos bej liderin o muslum nuk ka lider nga kulari , fol me fshatin nje here sa te do pastaj bej sondazhe per 5 milion shqiptaret qe duan pragun 5% dhe nuk duan koalicione, rrite pazarin o plak dhe do shitesh ti me gjith tespie, bej zanatin qe di me mire omuslumi prej kulari

  5. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  6. I besoni vërtetë këtij Lym Murrizit se i digjka zemra për lista të hapura ?
    Po të ishini zhvlilluar zgjedhjet me lista të hapura, jo më këtë injorant që askush nuk do tja njihte emrin, por as edhe bijës së Azem Hajdarit.
    A e kish degjuar kush më parë zërin e “deputetit të pamvarur” Lym Murrizi nga Lushnja ?
    Tani që i erdhi shansi që të bëhet nga Edi Rama , Gramoz Rruçi e Tao Palla , nënkryetar i Kuvendit, kujton se duke uluritur e duke imituar stilin pervers të batutave primitive të Ramës, paska ai në dorë fatin e Shqipërisë.
    Edhe shqiptari më mdeiokër e di që bërtasin ata që nuk janë në gjëndje të mbrojnë të vërtetën
    Është i njohur stili i hajdutit që thërret me të madhe “kapeni hajdutin”.
    Medemek ky i djathti na qenka armik i kapitalizmit.
    Ky i djathti na qenka kundër sigurimsave, e sulmon njëlloj si sigurimsat Agron Tufën që ju a ka nxjerrë atyre lakrat.
    Leri këto hipokrizi për të fituar rrogën e deputetit e kij sëpaku kurajon ta shpallësh veten deputet të PS, në të pranofshin edhe këta.
    Po pse more Lym, vërtetë kujtoje se Shqipëria do të vazhdonte me këtë llumërtirë deputetësh në parlament të nivelit tënd e të Rahman Rahjes ?
    Nëse i ke me sinqeritet shpërthimet e “kritikave” kundër Ramës, bëju burrë e shpetoje këtë popull nga ky diktator duke dalë nga parlamenti me të gjithë sojin e deputetëve opozitarë të Taos..
    Dilni të gjithë menjëherë nga parlamenti, që Rama të mos ketë nga tja mbajë e të japë dorheqjen, pasi me 74 vota, nuk mund të miratojë asnjë ligj antikushtetues.
    Mos kujton se ato fshatarët që kanë dhënë votën për ty, nuk e kuptojnë këtë ?

  7. Murriz,me ndyresire e pa piken e turpit se ti nuk ka ?!Burre me hungerime femre !!!!
    Pragu 5 %kujt i sherben ?
    Ambasada Amerikane eshte komiteti qendror ?!
    Koalicionet qe sduhen bere jane problemi yt,o Sanço Panço i mjere,te vjen era mushkonje o legen hiçburre !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *