• |
ide | kryesore

Akuzat për Adriatik Llallën, gjykata shtyn për në nëntor shqyrtimin e dosjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata shtyn për në nëntor shqyrtimin e dosjes së ish-prokurorit Adriatik Llallës, i cili akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim të pasurisë.

Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për të bërë disa hetime shtesë.

Llalla i ka mohuar më herët akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Prej kohësh, ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij.

Llalla u largua nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2017, për t’ia dorëzuar mandatin e tij ish-prokurores së përkohshme, Arta Marku.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *