• |
ide | kryesore

Ambasadorja e SHBA kundër PS: Marrëveshja për “Zgjedhoren” duhet miratuar siç është

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen për Kodin Zgjedhor ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë.


Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare.

Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” – tha ambasadorja në një intervistë për “Real Story” në News24.

“5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit.

Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik.

Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Po them që marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – e mbyll Kim.

Deklarata e ambasadores vjen në një moment kur mazhoranca u shpreh e hapur për të diskutuar mbi marrëveshjen e arritur për të ndryshuar sistemin. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. KOL SALLAKU DESHIROJ TI TREGOJ ATE VIDEON NE SKYPE,YURI KIM,POR AJO E PESHTYU NE SURRAT DHE I THA IK TE YMER GELBAZA DHE CARLO BOLJA SE ATY JU JENI KATEGORI ZAGARESH TE ORGANIZATES thotë:

    ANDI MOS E DEGJO ATE KOL SALLAKUN QFAR BY***LEPIRSI I QELBUR ,FILLOJ TE PYET PER GJARPERINJET E KORESE SE JUGUT,MENDOJKE SE ESHTE DUKE PIRE KAFE ME YMER GELBAZEN DHE TAULANT BALLEN NGA LIBRAZHDI DHE RRAHMAN RAJA..,BILES E PYETI QKA KE BERE TI PER SHQIPËRINE ,NE FAKT KY KOL SALLAKU KA VJEDH LEKE DHE I KA LEPIR NE BYTH PREJ SALI BERISHES EDI RAME DHE TE GJITHE LLUMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR

  2. Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci.

  3. Te shohim Xhonglerin Rama tani. Se mendoi qe me dredhi mund te ishte i gjithpushtetshem aq sa kerkoi te hynte ne histori duke shitur dhe toka te Kosoves! Shpresoj qe mos tja lepije karin Eri Plehrit, kur i fundit ta nxjerri nga Linda!

    Robqirit do i plaset koka nje dite keqaz, nese nuk eshte burre e te jete bere per plumb, nuk i shpeton dot poshtrimit

  4. Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

    Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

    Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu