• |
ide | kryesore

Gjykata mer vendimin për aktorin turk pas skandalit me të dashurën

-Instant, Paparazzi, Slider



Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz. Mediat turke kanë publikuar fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak. Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Ajo ka deklaruar se e ka denoncuar aktorin i cili sipas saj e ka dhunuar për 1 orë. Thuhet se gjithçka ka ndodhur pasi Deniz kishte përmendur ish-partnerin e saj. Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk. Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij. Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura. Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit. Guven u bë i njohur për publikun shqiptar prej rolit të “Rustem Pashait” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *