• |
ide | kryesore

Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata që po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.
Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.


Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake. Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto. Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.
Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

14 Comments

  1. Nese duan ta miratojne keshtu le ta miratojne , por ne fund shqiptaret si gjithmone do mbajne vetem gishtin
    (nje here ne bythe e nje here ne goje)
    Rrofte Burreria
    Rrofte besnikeria
    Rrofte popullit yne trim e liridashes ( mos harro gishtin o popull )

  2. TIT PATOZI DUKE SE I SHKOJ DEM BYTHLEPIRJA DHE YMER GELBAZA KELLIRES,TANI ESHTE MBETUR SI ZAGAR I TREDHUR EDHE NGA PD -ja EDHE EDI RAMA KA FUTI

  3. Tit keto jane bq e PPSH qe ju dha urdhri per te votuar.
    KGJ u mundua ta sperdredhi por nuk e lane.
    Tani shpiken qe legenat e parlamentit qenkan te PD.
    PD nuk ka nevoje per ta.

  4. O Patozi !
    A ka mundësi të na skjarosh se përse , si ti bukëshkalasi i PD, edhe këta “herojte e kërpëratës” së Tao Pallës që bëjnë medemek opozitën në parlament, jeni kaq shumë të preferuar nga mediat dubluese të ERTV ?
    Përse janë kaq shumë të dashuruar me ju tellallët e ripjelljes ?
    E pamë se sa shqiptarë demokratë të shkuan pas në zgjedhjet lokale një partiake të Ramës.
    Them një partiake se edhe “bindjet tënde demokratike” ishin në sinkron me Edi Ramën
    Qenka “hero” Myslim Murrizi se ulërin në parlament me ate zërin e hollë si prej gruaje të ngjashëm me ate të Ramiz Alisë, duke u shitur si një i djathtë radikal e antikomunist
    .Po si mund ta besoj unë ate që vërtetë është një luftëtar i komunizmit, kur deklaron se 80% të deputetëve socialistë i vlerëson si “të ndershëm” e i ka miq e në po të njejtën valë me enveristët sulmon Agron Tufën që dha dorheqjen nga sulmet e ndyra të këtyre “miqve” të tij në Kuvend pasi ju a zbuloi të fshehtat e tyre të bashkëpunimit me ish sigurimin enverist ?
    Si mund të besoj unë se Astrit Patozi që rri i veçuar e i mërzitur ndërmjet dhjetra mijë shqiptarëve që dalin në protesta kundër qeverisë së korruptuar Rama e brohorasin “Rama ik” e përmendin emrin e Bashës si lider të tyre, kur ai nuk dëgjuam të hapë ndonjëherë gojën për vjedhjen e votave nga Rama me dyzetë hajdutë, por në të gjitha mediat e Ramës veç villte vrer për Bashën ?
    Mblidh mëndjen o Patoz, e kërkoi ndjesë Bashës e gjithë opozitës për marrëzitë që bëre, që edhe elektorati demokrat të hedh ndonjë votë për ty, përndryshe do të përfundosh si lolo i TV si i biri i Kiço Ngjelës, me një autobuz antarësh të partisë së tij.
    Ose mos i bjerë kot më qafë bindjeve demokratike, e bëj si Murrizi se do të gjesh nja 200 budallej që të hedhin votën për ty si “deputet i pamvarur”

    1. fiks , por me siguri do kete qene i pire per te disaten here

      Ka plot figura PS qe rama i degjenroi por ata nuk e degjeneruan veten nuk u iu bashkuan rames dhe rilindasve, mbeten te majte , komuniste vej emer ca te duashpor paten nje integritet njerezor

      ty si patoz , basha ta ka bere te ditur qe nuk performon sic duhet, dhe per kete vjte shkove me edi ramen, ose per te la noi borxh bixhozi akooli etj

      ti u bere bastard o patoz

      ik mos na ca trapin

      o lapsi ca vlere ka patozi kur ska as nje autobuz me votues, ??? spartak ngjela versioni 2.0

  5. Deputeti Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë deklaruar vazhdimisht se opozita parlamentare nuk do të votojë reformën pa lista të hapura. Por siç duket, qëndrimi i opozitës ka ndryshuar.

    Ose më saktë i disa deputetëve të saj, të cilët në fakt, thuhet se janë kontaktuar nga Lulzim Basha, për të votuar për marrëveshjen.

    Vetë Murrizi dhe Hajdari kanë përmendur disa herë, se deputetëve të opozitës poi u bëhet presion, për të votuar këtë marrëveshje, e cila nuk përmbush kushtet e tyre.

    Ndërkohë, nga opozita parlamentare pritet të “rekrutohen” edhe deputetë të tjerë nga Basha e Kryemadhi, për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit.

    1. Pse nuk thua qe te pakten edhe Hajdari do votoje kodin zgjedhor. Kjo jo per marreveshje me Bashen, por sepse sot ambasadorja amerikane shkoi ne parlament dhe ia mblodhi Balles. Opozita e re, po e quajme keshtu sepse nuk duhet te ndyejme shkrimin me emrin e tyre real dhe kjo jo sepse opozita jashteparlamentare eshte shume e ndershme, e ka treguar veten se pse eshte futur ne parlament. Nderkohe Alfons Balsha, autori i ketij shkrimi, nuk pati prapanice te futet ne gare me Bashen ne 2017 se pati frike se ia vidhnin votat, ama kur iu dha mundesia te behet legen i maxhorances, u fut ne zgjedhje fiks pasi Bild publikoi pergjimet per vjedhjen e votave. Ky eshte edhe me legen se te tjeret sepse po te ishte ne lista, ky do futej ne parlament menjehere. Ne fund te fundit, shumica e atyre qe jane ne politike, jane per interesat e tyre, asnjeri shume pak jane per ideale. Natyrisht Patozi (Balsha) nuk ben pjese tek ata qe kane ideale.

  6. Parimisht ke te drejte or Pazot,mor mos harro se edhe vete u bane vegel e Nastradin Rames.Formove ( me thonjeza) partine e bindjes ndaj kryemashtruesit Nastradinit kryemut, dhe per ma teper u fute edhe ne zgjedhpjerdhjet e tij.Permdryshe sot nuk do diskutoheshin 15 kushtet e BE-se.
    Rri urte sepse zgjedhjen e bane vete!

  7. disa deputetëve të saj, të cilët në fakt, thuhet se janë kontaktuar nga Lulzim Basha, për të votuar për marrëveshjen.

    Vetë Murrizi dhe Hajdari kanë përmendur disa herë, se deputetëve të opozitës poi u bëhet presion, për të votuar këtë marrëveshje, e cila nuk përmbush kushtet e tyre.

    Ndërkohë, nga opozita parlamentare pritet të “rekrutohen” edhe deputetë të tjerë nga Basha e Kryemadhi, për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit.

  8. Nuk ishte e rastit që ambasadorja amerikane Kim, zgjodhi Sokol Pallën e emisionit “Real Story”, që nuk ka asgjë të përbashkët me ngjarjet e vërteta në Shqipëri, për të bërë mbrëmë deklaratat e saj të prera që kush mundohet të sabotojë marëveshjen e 5 qershorit, është kundër reformave zgjedhore e të drejtësisë në Shqipëri e në të njejtën kohë është kundër popullit shqiptar e SHBA për integrimin europian.
    Kjo deklaratë e saj u përforcua edhe mga nënkryetari i CDU-CSU gjermane që ishte akome më e ashpër për makinacionet e Ramës.
    Ndryshe nga ish ambasadori Lu, kjo ambasadore, ndonëse nuk e flet gjuhën shqipe, mbrenda një kohe të shkurtër , duke takuar të gjithë politikanët shqiptarë , duket se e ka kuptuar se kush mashtron e nga kush po përdoren pseudo deputetët e opozitës, prandaj ndryshe nga natyra e saj e qeshur, ishte jo fort e përzemërt me gazetarin lëpirës të Edi Ramës, Sokol Pallën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu