• |
ide | kryesore

Juventus kërkon ‘Herkulin’ e Premier Lerague: vendosen kontaktet me Wolves

-Instant, Sport



Adama Traoré është në shënjestër të Juventus. Spanjolli me origjinë maliane, i rritur në ekipet e moshave të Barcelonës, që kaloi nga Aston Villa tek Middlesbrough për të mbërritur në 2018 tek Wolverhampton, i pëlqen shumë Manchester City të Guardiolas, vetë Barcelonës (me skuadrën e parë ka luajtur vetëm 4 ndeshje e ka shënuar një gol në sezonin 14/15) por në javët e fundit mbi lojtarin është vërsulur Paratici.

Lojtari 24 vjecar, anësori i djathtë me një fizik impresionues, me të dhëna të shkëlqyera atletike e një teknikë të mirë, me Wolves këtë vit ka shënuar 4 gola duke dhënë 9 asist. Traore dëshiron të luajë në Champions e për këtë në fund të sezonit, duke parë vështirësitë e klubit të tij për të arritur objektivin, ka ndërmend të largohet nga Anglia.

Në 2018 u ble për 20 milionë euro, sot Wolves e vlerësojnë lart (Espn flet për një ofertë të bërë nga City prej 80 milionë). Juve nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një lojë me rritje cmimi, por emrin e ka në listën e shkurtër të Paratici. Për momentin mund të quhet edhe një sondazhm në fazën e pyetësorit, por që shpejt mund të zhvillohet në një tratativë tavoline.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *