“Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tërë”: me këtë frazë të rëndësishme, gjatë intervistës për Corriere della Sera, presidenti i Milan Paolo Scaroni është kthyer të nënvizojë rëndësinë strategjike për të patur në kohë të arsyeshme një impiant të ri, San Siron e ri në dispozicion të kuqezinjve e të Inter. Një cështje tashmë, mes hapjeve e mbylljeve, që zvarritet prej kohësh por që për Scaronin ka marrë drejtimin e duhur: “Besoj se jemi në rrugën e duhur. Komuna na ka bërë një propozim që nuk na pëlqen shumë sepse ka reduktuar kërkesat tona për ndërtim, por që i pranuam sepse duhet të zgjidhim pjesën politike të cështjes”.
“Sot jam optimist me arsye, më duket se Komuna ka përqafuar projektin për të patur një stadium të ri e edhe opozita e sheh në favor”. Parashikimi për projektin duket se është ai i fillimit, por duket se nuk bëhet fjalë më vetëm për aludime: “Stadiumi do të jetë gati për 2024. Do të ketë një fazë në të cilën stadiumi i ri do të kompletohet e San Siro ende në këmbë: do të vendosë kryebashkiaku ku të kryejë ceremoninë (e Olimpiadës Dimërore), më duket e cuditshme të mos përdoret impianti i ri. Pastaj do të nisë rifunksionalizimi i San Siros, që do të kushtojë 74 milionë euro e do të lejojë të shpëtojmë pjesë të stadiumit të vjetër në një park për sportin”.
Ku eshte shoqata per mbrojtjen e stadiumit ? Pse kta taljont jane kaq idiota qe pranojne stadium te ri ?
Po mediat e huaja, pse nuk nderhyjne qe mos te lejojne kete barbari?
Maskarenjte po shkatrrojne trashgimnine sportive te Milanit te madh….Ku eshte
Te gjithe keto qe citove ku i ke lexuar qe jane pro shembjes?
San Siro qe eshte sot ne kembe eshte ndertuar nga e para per boterorin e vitit 1990.
Shoqeria civile, gazetare, tifozeria etj kane reguar kunder kesaj iniciative.
Shikoj qe po tenton te justifikos shembjen e teatrit kombetar, me vjen keq por nuk kane lidhje fare.
Nuk ka qene njeri kunder stadiumit. Shqiptaret kane qene kunder kulles. Ku e ka kullen ky Sansiroja i ri?Pse qenkan kaq idiote keta italianet qe nuk i bejne stadiumet me kulla dhe me qender tregtare brenda?
Sa për prishjen e objekteve historikë në Milano nuk e kanë prishur stadiumin e vjetër që ndodhet afër kështjellës Sforza në qendër. Kështu që ti doktorreshë monika mos ja fut kot.