• |
ide | kryesore

Lirimi i Agim Kajmakut/ Gjykata shtyn seancën për verifikimin e masës ndaj ish-kryebashkiakut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë.


Në sallën e gjyqit, avokati i ish-kryebashkiakut ka pretenduar se deri pasditen e djeshme Kajmaku ka qenë në spital.

Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata e Apelit liron ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i arrestuar ditën e martë, pasi u paraqit në një spital për probleme shëndetësore pas 8 muajsh arrati.

6 Comments

  1. vagabond , nje produkt i reformes zgjedhore , i kerkuari per 19 muaj nuk arrestohet nga policia , merr garancoit e vetdorzohet ne sipital , mbas 24 oresh seanca dhe lirohet nga burgim detyrim paraqitje , kjo eshte drejtesia e perversit te liroje vagabondat , kriminelat, hajdutet se i duhen per zgjedhje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu