• |
ide | kryesore

Merkel: Kapitujt e parë të negocimit me Tiranën dhe Shkupin mund të hapen brenda këtij viti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Perspektiva e pranimit në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet e Kryesisë së Këshillit të Gjermanisë, tha Kancelarja Angela Merkel, e cila prezantoi programin e veprimtarive të Presidencës gjermane, gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Bruksel. Ajo tha se Berlini dëshiron që Blloku Evropian të hapë kapitujt e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë vit.

“Berlini dëshiron që Blloku Evropian të hapë kapitujt e parë të bisedimeve të pranimit me Shkupin dhe Tiranën këtë vit, si një shenjë e perspektivës së premtuar të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Merkel para eurodeputetëve.

Ajo theksoi se kjo do të jetë e mundur nëse vendet e mbajnë dinamikën e tyre aktuale të zbatimit të reformës, raporton MIA. Në çdo rast, Kancelari gjerman theksoi se konferencat e para të pranimit para hapjes së kapitujve duhet të zhvillohen këtë vit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po negociojnë në bazë të metodologjisë së re të pranimit në BE, e cila përfshin grupimin e kapitujve në gjashtë grupe të cilat hapen si një e tërë pasi të plotësohen kriteret e nevojshme. Ajo nuk përmendi Malin e Zi dhe Serbinë, vendet që tashmë po negociojnë.
Gjermania mori presidencën e rradhës së BE më 1 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *