• |
ide | kryesore

Meta: S’duhet humbur asnjë minutë, përballimi i pandemisë dhe integrimi janë dy objektivat madhore!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta i bëri sot thirrje politikës shqiptare të mos humbasë kohë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave.

Teksa ndalet dhe te situata e përkeqësuar e pandemisë së koronavirusit, Kreu i Shtetit thekson se “Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”.


Mesazhi i Metës:

Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.

Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.

Koha për vepra të mira është tani! 🇦🇱🇪🇺

8 Comments

  1. Pordhe me rigon o seirxhiu Meta . Nuk te beson njeri o i lojrave politike qe demtojne shqipetaret . Po te jesh Burr shteti duhet te shperndash parlamenti ne qoftese nuk votohet reforma zgjedhore sipas mareveshjes se keshillit politike sepse duket se po nuk u votuar kemi te bejme me grusht shteti nga qeveria .

  2. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  3. Pallavra o Ilir! Cfare do besh ti kur Edi me shoke ta mbyllim prap vendin prej “covidit”? Ta them une qe mbas vijes do ti shkosh, do thuash “te luftojme pandemine”, “duhet mbyllur ekonomia”, “ilac nuk ka akoma”, e te tjera brockulla si keto. Kjo eshte nje loje e poshter e covidit dhe ti e di mire kete (e tha gruaja jote). Kjo puna jote do sakrifica, do kellqe dhe jo te dalesh ne proteste kur te rrezikohet posti dhe jeta ty. Tani shko bej alpinizem apo shih ndonje ndeshje futbolli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu