• |
ide | kryesore

“Mu ca tra**, duket sikur jemi 11 killer”: Mihajlovic i tërbuar, sherr në TV

-Instant, Sport



Derbi i humbur, kartoni kuq e pastaj sheri në tv: mbrëmje me nerva të tendosura për Sinisa Mihajlovic. Tekniku i Bolonjës, pas humbjes 1-2 kundër Sassuolo, është prezantuar në konferencën për shtyp shumë i nervozuar, pavarësisht se pranon se humbja e skuadrës së tij ishte e merituar: “Mu ca tra**, gjithnjë e njëjta histori. Jemi skuadra më e ndëshkuar me të verdha në botë, duket sikur jemi 11 killer në fushë…”.

Dje arbitri Fourneau ka ndëshkuar me karton të verdhë Medel, Densëil e Dijks e kjo serbit nuk i ka pëlqyer fare: “Cdo faull na japin karton, nuk e pashë më nga sytë e cova arbitrin në të sëmës, duke u ndëshkuar me të drejtë me të kuq. Më e lehtë të ndëshkon të rinjtë, në krahasim me një të famshëm…”.

Mihajlovic vinte nga një lidhje direkte me Sky tepër të ndezur, ku nuk i kurseu akuzat: sipas tij të dielën e kaluar iu rezervua pak hapësirë Bolonjës pas fitores me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *