• |
ide | kryesore

OBSH nxjerr udhëzime të reja: Si të mbrohemi tani nga koronaviorusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që virusi të përhapet me anë të ajrit, siç janë shprehur shumë shkencëtarë amerikanë, por pa e konfirmuar këtë plotësisht.

Në udhëzimet e saj OBSH pranon se nga disa raporte për shpërthimin e virusit që lidhen me mjedise të mbyllura dhe me shumë njerëz, del mundësia që virusi të transmetohet edhe nga ajri, siç janë praktikat e koreve, restorantet ose klasat e fizkulturës.

Se sa shpesh koronavirusi mund të përhapet nga ajri, në krahasim me transmetimin me anë të piklave nga kolla dhe teshtimat, kjo nuk është e qartë.

Por OBSH thotë se është nevojë e ngutshme të bëhen më shumë kërkime për raste të tilla dhe të përcaktohet rëndësia e tyre në transmetimin e COVID-19.

Bazuar në studimin e provave aktuale, OBSH thotë se koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet mes njerëzve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me sipërfaqe të kontaminuara ose nga kontakti i ngushtë me njerëz të infektuar që e përhapin virusin përmes pështymës, sekrecioneve të frymëmarrjes ose piklave që dalin nga një person i infektuar kur kollitet, teshtin, flet ose këndon.

Raporti vjen pas një letre të hapur të 239 shkencëtarëve nga 32 vende, të cilët i bënë thirrje OBSH-së të përditësojë udhëzimet.

Vetëm një numër shumë i vogël i sëmundjesh besohet se përhapen përmes grimcave të vogla në ajër ose aerosoleve. Ato përfshijnë fruthin dhe tuberkulozin, dy sëmundje tepër ngjitëse që kërkojnë masa ekstreme për të shmangur përhapjen.

Çdo ndryshim në vlerësimet e OBSH-së për rrezikun e transmetimit mund të ndikojë në udhëzimet aktuale për mbajtjen e distancës fizike prej 1 metri mes njerëzve.

Në këtë rast, qeveritë, të cilat mbështeten te kjo agjenci për udhëzime, mund të duhet të ndryshojnë masat që synojnë frenimin e virusit. /VOA



1 Comment

  1. Kta bythqimat ngjyra rrjepur burrokrate qe martojn nga 8 gra dhe me paret e kinezit bejn barbari ne bote duhen vare prej bolesh nje ore e ma pare ndryshe e mori lumi ate pak civilizim qe po mbijeton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *