• |
ide | kryesore

Partizani i gjithi nën teste: rezultatet e tamponeve vënë në rrezik derbin me Tiranën

-Instant, F1, Sport



Pozitiviteti i dy lojtarëve Boldor e Ferati, që kanë shfaur simptomat e Covid 19 dhe më pas janë konfirmuar të infektuar nga virusi ka bërë që Partizani të vihet në alarm. Drejtuesit e klubit kanë shpejtuar të kryejnë testet për të gjithë skuadrën, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Tashmë priten rezultatet e tamponeve për të mësuar nëse do të jetë i mundur apo jo zhvillimi i derbit kryeqytetas me Tiranën.

Sipas protokollit, tamponeve duhet ti nënshtrohet edhe Laci, skuadra e fundit me të cilën Partizani ka luajtur me Boldor në fushë, ndërsa kundër Bylis lojtari ka qenë i vetëizoluar, ashtu si Ferhati.

NJOFTIM

FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1390759491118443



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *