• |
ide | kryesore

VIDEO/ Polici i prek gjoksin vajzës së prangosur

-Instant, Arkiva, F1, Planet

Një oficer i bardhë policie në SHBA është regjistruar në video duke prekur në mënyrë të pahijshme gjoksin e gruas së prangosur që po arrestonte, teksa pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjet dhe gruaja dëgjohet që thotë: “Kërkoj një police femër.”

Video e incidentit është shikuar më shumë se 9 milionë herë, por përsëri policia e Austin tha në një deklaratë se veprimet e policit nuk përbënin abuzim seksual. Gjatë arrestimit të 40-vjeçares Rosalinda Nuno Trevino në Austin, Texas, shihet oficeri që prek gjoksin e saj dy herë me duar gjatë “kontrollit për armë”.


“Mos e prek ashtu atë,” dëgjohet në sfond një kalimtar që i thërret policit. Më pas gruaja kërkon “një oficere femër”, por polici në mënyrë provokuese e prek përsëri në gjoks. Në pamje shihet që polici e rreh butë në kurriz dhe më pas nxjerr atë që duket si një letër nga xhepat e saj të pasmë.

Trevino ishte arrestuar për shkelje qarkullimi rrugor, ndërsa në deklaratën e policisë thuhej se në atë moment nuk kishte oficere femra. Më tej në deklaratë thuhej “Policia është në dijeni të videos që po qarkullon mbi arrestimin e 40-vjeçares Rosalinda Nuno Trevino.

Teksa njerëzit po grumbulloheshin, oficerët e kontrolluan gruan para se të dërgonin në paraburgim, dhe e njoftuan se nuk kishin oficere femër të gatshme në moment. Pamjet dokumentojnë se ishte prezent dhe një oficer tjetër. Manuali i policisë thotë se kontrolli i oficerëve kryhet me dinjitet dhe mirësjellje”.

2 Comments

  1. “Manuali i policisë thotë se kontrolli i oficerëve kryhet me dinjitet dhe mirësjellje”
    Vetem dinjitet qe nuk ka ne Amerike.

  2. Nuk mora vesh perse cilesohet se Polici ka qene “i bardhe”, megjithese ky eshte motiv krenarie, ju po kerkoni ta denigroni? Apo po ja fusni kot per injorance! Per c’fare ishte ky reportazh? Pse ka pak police qe fusin duart femrave..Apo kot per mode siperfaqesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu