• |
ide | kryesore

Vuçiç zbythet nga protestat. Heq dorë nga shtetrrethimi për Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tërhoq nga plani për të zbatuar një bllokim të dytë mes rritjes së rasteve të koronavirusit, pasi protestuesit mbushën rrugët e Beogradit.

Sipas Euronews, Vuçiç kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me disa brohoritje “Dorëheqje! Dorëheqje!”

Beogradi si Tirana/ Vuçiç i sheh protestat si komplot nga jashtë

Protestat filluan të martën dhe vazhduan të nesërmen me disa njerëz të lënduar jashtë parlamentit ndërsa shpërthyen përleshjet midis grupeve të protestuesve dhe policisë, të cilët përdorën edhe gazin lotsjellës.

Por Vuçiç tha të mërkurën se pa një gjendje të jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë një orë policore.

Ai tha se ekipi i vendit, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë “ndoshta do të vendosin masa më të ashpra, por pa futur një orë policore”.



5 Comments

  1. Edhe sivllau Ramiç nuk do te zbatoje më asnje ore policore.
    Edhe sepse nuk ka më teater per te prishur ne plan…..

  2. Keshtu behet me demonstrata, jo duke zbatuar si dele urdhrat nga lart, duke u kyc brenda. Keshtu e duan Rama me shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *