• |
ide | kryesore

Zhduket shqiptari, policia skoceze vë alarmin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia skoceze shprehet e shqetësuar për fatin e një shqiptari që është shpallur i humbur prej katër ditësh në zonën Paisley.

Duke iu referuar medias skoceze, Top Channel raporton se shqiptari i humbur është Iren Muca, 31 vjeç.

Për herë të fundit ai është parë në rrugën Christie Street, rreth orës 2:30 të së shtunës, datë 4 korrik 2020. Sipas policisë skoceze, Iren Muca flet shumë pak anglisht dhe nuk ka të afërm në këtë zonë.

Sergeant Megan Bryson, që po heton zhdukjen e shqiptarit thotë se “Iren kishte pak kohë që kishte ardhur në Paisley dhe nuk e njeh këtë zonë. Tani jemi duke parë kamerat e sigurisë në qytet për të kuptuar lëvizjet e fundit”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *