• |
ide | kryesore

Zyrtari gjerman: Keqardhje që reforma zgjedhore nuk është miratuar ende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga drejtuesit kryesorë të CDU\CSU në Bundestagun gjerman, Johan Wadeful, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes paleve per Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik. Wadeful shprehu edhe keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qendrimin e fortë me fjalët “Forca Shqipëri”, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian.

Deklarata 

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *