• |
ide | kryesore

Alessio Alia bëhet baba për herë të tretë

-Instant, Paparazzi, Slider



Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e ka ndarë vetë modeli i famshëm. Me foto nga materniteti, ai ka zbuluar se pse datëlindja e vogëlushit është kaq speciale për të.

“Thonë se 3-shi është numri magjik.
1: Mamaja e tre fëmijëve të mrekullueshëm gëzon shëndet të plotë.
2: Ardhja në jetë e vogëlushit tim Zayn Izaak Alia.
3: Mamaja ime e ka datëlindjen në të njejtën ditë si djali i vogël.
Ju dua të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alessio në Instagram.

Modeli me famë ndërkombëtare jeton prej disa vitesh në Australi, njëkohësisht vendi i origjinës së bashkëshortes së tij. Katherine Carnie është një terapiste bukurie, ndërsa Alessio e ka bërë të qartë se fokusi i tij primar tashmë është familja. Çifti janë prindër të dy djemve dhe një vajze dhe duken më të lumtur se kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *