• |
ide | kryesore

Ndalimi i koalicioneve një marrëzi e Ramës që s’njeh më kufij

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Nuk është çështje teknike, as listash të hapura, ajo që ndodhi sot. Edi Rama, me besnikët e verbër në Parlament dhe me llumin që mbeti pasi opozita iku nga Kuvendi, ka vendosur ta mbajë pushtetin me Kushtetutë.

Nuk do lejojë koalicionet, ngre pragun për partitë me 5 për qind, shfrytëzon votën e administratës publike që e gjeti me 110 mijë punonjës dhe e çoi me 172 mijë sot, blen sa mundet vota dhe del partia e parë në zgjedhje.

Kështu mund të marrë me ligj votat e gjitha aleatëve të PD-së që nuk arrijnë dot pragun vetëm, blen ndonjë deputet nëse i duhet, ose i ofron Lulzim Bashës një koalicion të madh.

Nëse dështon e bën me LSI.

Këto ishin fantazi të çmendura, që dukeshin si paranoja deri sot. Analizoheshin si një variant utopik i një njeriu të dëshpëruar që nuk do ta lëshojë karrigen nga frika e atyre që ka bërë 8 vjet dhe nga pangopësia për pushtet dhe para, por fjalë për fjalë u pranuan nga Edi Rama.

U duk si fantazi e çmendur që të hidhej poshtë marrëveshja e 5 qershorit që u arrit me shumë mund, por sot në Komisionin e Ligjeve, krejt papritur deputetët e PS dhe të asaj që nuk dihet pse, quhet opozitë parlamentare, u votua për shkeljen e saj.

Pas pak, Edi Rama doli për ta justifikuar në Konferencë shtypi. Shkelësi i marrëveshjes tha se nuk ka ndryshuar rregullat e lojës, ndërsa po ndryshonte Kushtetutën.

Madje tha se asgjë nuk do preket nga marrëveshja në Këshillin Politik, por i duhet marrëveshje edhe me opozitën Parlamentare.

Foli me argumentet e Myslym Murrizit, kur tha se koalicionet janë dëmi më i madh që i bëhet vendit, ndërkohë që në 2013 vetëm koalicioni e solli në pushtet. Tha se koalicionet tjetërsojnë vullnetin e votuesit, që voton për tjetërkënd dhe votën e merr tjetërkush dhe i minimizoi ndryshimet e tjera, për t’i fshehur me listat e hapura.

Le t’i marrim një nga një argumentet e Edi Ramës. E para është se nuk e ka prishur marrëveshjen, sepse çdo gjë që është në marrëveshje do votohet, por do ndryshojnë disa gjëra të tjera. Këto gjërat e tjera lidhen pikërisht me zgjedhjet, madje me organizimin e opozitës në zgjedhje.

Moslejimi i koalicioneve ndikon direkt mbi opozitën, por ai e quan që nuk ndryshon rregullat dhe nuk prish marrëveshjen. Po sikur në Kushtetutë të shtohet një nen që thotë “Edi Rama do të jetë kryeministër pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, a është prishje e marrëveshjes? Me logjikën e Ramës jo, sepse në marrëveshjen e 5 qershorit nuk shkruhet asgjë që ta ndalojë këtë.

E dyta, është që Rama pretendon se i duhet të bëjë 2 marrëveshje, edhe me opozitën jashtë parlamentit edhe me atë brenda. Formatimi i Këshillit politik e përgënjeshtron këtë.

Në përbërje të tij ishte edhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e asaj që quhet nga Rama, opozitë Parlamentare.

Ajo firmosi pro marrëveshjes, kështu që argumenti i dy marrëveshjeve bie. Për më tepër, që ishte maxhoranca që e hodhi poshtë propozimin e Rudina Hajdarit për rishikimin e sistemit në Këshillin Politik.

Pse e hodhi poshtë në Këshillin Politik dhe pse negocioi jashtë këshillit me “opozitën parlamentare”? Sepse propozimet nuk qenë të njëjta.

Rudina Hajdari kërkonte vetëm ndryshim të sistemit zgjedhor dhe lista të hapura, ndërsa propozimi i Murrizit dhe çfarë dolën pas Murrizit, kërkonte moslejimin e koalicioneve.

Pra Rama, nuk donte të negocionte me “opozitën parlamentare” të Murrizit, por me veten, me draftin e përgatitur nga Ilir Rusmajli për llogari të Gramoz Ruçit dhe të firmosur nga mbetjet e opozitës.

E treta është që koalicionet nuk e deformojnë vullnetin e votuesve, përkundrazi janë garanci që vota për partinë që do të mos shkojë në favor të një force që nuk ka asnjë lidhje me të.

Nëse dikush voton LZHK e Dashamir Shehit, për shembull, e di paraprakisht që vota e tij do t’i shkojë Shehit dhe koalicionit që ka zgjedhur ai. Nëse nuk lejohen koalicionet, vota për Shehin ndahet mes PS dhe PD dhe, në rastin më të mirë, në çdo 2 vota, 1 i shkon kundërshtarit të Shehit.

Në fund, pretendimi i Edi Ramës se po i shërben interesave të vendit, mbetet më qesharaku. SHBA dhe BE, njëzëri këtë herë kanë kërkuar kodifikimin e shpejtë të marrëveshjes dhe kanë paralajmëruar reagim kundër ndryshimeve të njëanshme.

Ambasadori gjerman, Zingraf, dje në Deutch Welle, i përmendi 3 kushtet për të marrë datën e takimit të parë për Kornizën e Negociatave. I pari ishte votimi i marrëveshjes së 5 qershorit, i dyti hetimi i akuzave për blerjen e votave dhe i treti, fillimi i punës së Gjykatave Kushrtetuese dhe të Lartë.

Edi Rama e ktheu në pikën zero, vendosi ta izolojë vendin, të krijojë një problem me SHBA dhe BE, për të nisur kursin e pushtetit të pakufijshëm që e varfëron vendin më shumë dhe i largon shqiptarët përgjithmonë. Prandaj, përtej teknikaliteteve, ky vendim është shkatërrimtar për vendin.

Dosja.al



13 Comments

  1. Reforma ne drejtesi ka filluar te japi efektet e para

    I penduari i pare i “ bandes” politike rrefen nje nga pazaret e pista qe prej 30 vitesh luhet ne kurriz te shqiptareve

    Shpresoj qe “ pentito” i pare i kesa “ bande” politike te bashkepunoj deri ne fund me drejetesine.

    Njeri president e tjetri kryeminister???????????

    Hajde gallate hajde. Domethene qe Shqiptaret nuk kane fare te drejte te zgjedhin

    Prandaj kane 12 vjet qe jua kane ndaluar me ligj te drejten e zgjedhjes me vote??????

    Prandaj nuk duan listat e hapura??????

    Prandaj bejne sikur zihen me njeri tjetrin???

    1. Akoma me hap kutitë, mbyll kutitë, mbylli listat hapi listat.
      Zgjedhjet në Shqipëri mund të fillojnë e të normalizohen, vetëm nëse një drejtësi e pamvarur, fut në burg nja 20 copë nga ata që kanë blerë, vjedhur apo rëmbyer me dhunën e mafies së trafikut votat.
      Futi këta hajdutë të votave të qytetarëve në burg, e a do të guxojë kush të blejë e të shesë vota ?

  2. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.

  3. E habiteshme eshte aludimi tuaj zoteri, ipaemer, sepse friken e humbjes se pushtetit po e rreflekton Rama, e nese humb pushtetin, te tera akuzat me fakte, apo defakto do ia perplasin ne surrat, andaj duhet me shume mendim konceptual ne krahasimin e te dyve, sepse rrotacioni, do, s;do Rama do jete i domosdoshem per nderrimin e ketij banali sistem banditesh te Rama virusit.

  4. I tabaka jane fjalet e Qimit te salihut te zenit ne pronen e likes qe I shkruan keto rreshta une thjeshte ja u ve ju shpellkareve te kuptoni se kush eshte luluqja dhe Qim Peka o rrotekari ekselent

  5. Në një konferencë për media, Hajdari publikoi një vidoe të Bashës ku premton në 2017 se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që me deklaratën e djeshme doli se gënjeu hapur.

    Sipas Hajdari në politik kërkohet një qëndrim i qartë, por që për Bashën kjo është e vështirë pasi jo vetëm nuk është koherent por nuk mban premtimet e bëra qytetarëve.

  6. Mua me rane ne sy titujt e analizave te ketij kendi ide, njera e bushatit: qurravitja e kote e opozites…., dhe tjetra e abilekaj: ndalimi i koalicioneve nje marrezi e rames…., tani, nese opozita qurravitet kot do te thote qe ndalimi i koalicioneve nuk eshte marrezi, e nese ndalimi eshte marrezi atehere i bie qe opozita qurravitet plot….. kush nga keta analiste ka te drejte?!

  7. Mund te thuhet thjesht dhe sakte, Rama ka bere kaq shume kunder ketij vendi sa eshte i tmerruar nga fundi qe e pret. Ai e di te sigurte qe humbja e zgjedhjeve do bashkoje ne koalicionin kunder tij shume nga ata qe sot “bejne be” per koke te tij dhe perfundimi dihet. Ne keto kushte eshte i detyruar ta coje marrezine deri ne fund. E keqja eshte se ka rrezik te madh trazirash dhe aty Rama mund ta pesoje shume me keq. Ndersa ky komentuesi proqeveritar, te beje kujdes se flitet shume qe ne bodrumet ku mblidhen keta njerez, ka perqendrim te madh te koronavirusit dhe kjo mund ta beje te papershtatshem per te lepire qeverine e ardhshme.

  8. Lulzim Basha, lideri politik që kurrë nuk hoqi një valle të vetme, por vetëm i shkoi pas kundërshtarit, nuk arriti të shprehë sot as formalisht përkrahje për kërkesën më instituese, më të artikuluar dhe më të pranishme gjatë muajve të fundit – atë të hapjes së listave të kandidatëve për parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë që Rama hoqi dilemat e fundit, duke u pozicionuar më në fund në favor të aktit më emancipues që lidhet me zgjedhjet dhe produktin e tyre, Basha nuk arriti të thotë diçka më të mirë për listat, sesa “ta vendosë populli me referendum”.

  9. Shkrimtari austriak: Shqiptarët, njerëz që e kanë passion spiunllëkun, militantizmin dhe konspiracionin

  10. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

  11. kur dy persona duan dicka, mund te shkojn edhe te qihen ne bythe me njerin tjetrin por jo te bejn bashk koalicion.
    Kuptohet sa antikushtetuse eshte kjo

  12. I pa emri i dates 11 ,08 56 2020 me duket se e ka nënën rruspie motrën kurvë gruan kariola vet bythë qirë nuk i intereson shqipëria shaiptarët kombi ,vetem rilindia e edi matufit dhe elisa spiropalpidhit në hale të veni bashkë lekët dhe diersën që po e vidhni përdit pisa shkerdhata sumqima,,mm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *