• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Shqiptarët do paguajnë 109 milionë euro për luftën personale të Ramës me Bechetti-n

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa sëfundmi thotë ai tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet personale të Ramës kundër biznesit.

Sipas Alibeajt, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 109 milionë eurosh për shkak të luftës së Ramës me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti. Alibeaj thotë ndër të tjera se Rama duhet t’i paguajë nga xhepi i tij këto para dhe se Prokuroria duhet ta hetojë për shpërdorim detyre.

DEKLARATA E PLOTË

Në 7 vjet të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë provuar në lëkurë se ky kryeministër u ka bërë keq. U ka bërë keq duke rritur taksat, duke mbyllur vende pune, duke i zbuar nga vendi dhe, mbi të gjitha, duke i vjedhur.

Shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qendruar në pushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tij korruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.
Lufta e shpallur ndaj sipërmarësit italian Frnacesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109.5 milionë euro.

Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Bechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin.

Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama.

Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale të kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumë para sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë.

Me kaq shumë para, bizneset nuk do të ishin sot duke luftuar për mbijetesë, mijëra vende pune nuk do të ishin mbyllur. 109 milionë euro që Shqipëria po paguan për luftën personale të Edi Eamës kundër një biznesi faktojnë se buxheti kishte para, por taksat nuk iu kthyen shqiptarëve, kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë, por u përdorën për të financuar luftën politike personale të Edi Ramës.

Tani çështja qëndron a duhet të paguajnë shqiptarët për konfliktin personal të Edi Ramës me një biznesmen, për vendimin e tij personal të gabuar për të mbyllur aktivitetin e tij?

Në një shtet normal me një qeveri dhe kryeministër normal, që nuk luan bixhoz me paret e shqiptarëve, ato para duhet t’i paguajë ai që ka shkaktuar dëmin. Duhet t’i paguajë Edi Rama.

Në platformën tonë antimafia kjo është një nga pikat kryesore. Zyrtari përgjegjës për nje vendim të gabuar që i shkakton dëm buxhetit, duhet të paguajë me pasuritë e tij. Edi Rama ka me çfarë ta paguajë. Le t’i sekuestrojnë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara. 10 vjet më parë, një dokument i OSBE-së tregoi se pasuria e kryebashkiakut të kohës, Edi Rama, llogaritej në rreth 200 milionë euro.

Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.



7 Comments

  1. Per Partine kan spijunu vellezerit, per Partine 100 milion pagine me qef,,,vazhdo Gjigand se ty do te votojme,,,,ne me i madhi

  2. ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA,JU LUTEM KUR TE JENI NE NJE STUDIO ME YMER GELBAZEN,CARLO BOLEN DHE BATON HAXHIUN JU LUTEM PESHTYNI NE SURRAT SE EDHE NGA SURRATI JANE SHUME TE SHEMTUAR DHE PO LEHIN SHUME PER ORGANIZATEN E EDI RAMES DHE HASHES

  3. O Edo tall bythen me shqiptaret se po u kruajte me Italianet fatura te vjen mbrapa. Eshte si vargu i kenges mbrapa na vjen historia!

  4. Si keshtu, asnje sufllaqist qe te thote sa i kenaqur eshte qe do paguaje nje takse te re per deliret e liderit pervers? Te gjithe me pushime? Shikoni, bytha duhet lepire cdo dite perndryshe ju zevendesuan…

  5. Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

    Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

    Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci

    1. Cfare lidhje ka kjo me 100 milionet e kryebastardit more? Kjo eshte nje histori e qarte, me role dhe pergjegjesi shume te qarta. Sado t’ju pelqeje bytha qe lepini, dielli nuk mbulohet me shoshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *