• |
ide | kryesore

Elbasan, i riu kapet duke transportuar 9 sirianë me automjetin e tij

Arkiva, Lajme



Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap në qytetin e Elbasanit duke transportuar 9 shtetas sirianë.

Shtetasi R.M 21 vjeç banues në Kamzë, u merrte sirianëve, 400-500 euro për t’i d♪7rguar drejt vendeve të BE-së.

”Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së”, informon policia.

Mdërkohë, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *