• |
ide | kryesore

FOTO/ Dëmtim tronditës për Smith: oksigjeni në fushë i shpëton jetën

-Instant, Sport



Një dëmtim i frikshëm i ka ndodhur mbrojtësit të Bournemouth, Adam Smith gjatë sfidës së Premier League kundër Tottenham. 29 vjecari është përplasur me Ben Davies e lojtarët në fushë kanë thërritur menjëherë ndihmën e shpejtë pasi kanë kuptuar shkallën e rëndë të goditjes së fortë në kokë, që ka bërë që lojtari të humbasë ndjenjat. Smith i është dhënë oksigjen në fushë nga mjekët, që ka rezultuar vendimtar e pas tetë minutash ka dalë nga fusha në barrelë, i vetëdijshëm.


Incidenti ka ndodhur në minutën e 55 të ndeshjes, kur Smith është përplasur me Davies, duke rënë përtokë pa ndjenja. Janë dashur tetë minuta ndihmë e shpejtë dhe intensive që lojtari të dilte nga fusha për ti lënë vendin Stacey në minutën e 63. Për kronikën ndeshja mes Bournemouth e Tottenham është mbyllur pa gola.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *