• |
ide | kryesore

Getinjo zhgënjen fansat

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy ditë më parë Getinjo publikoi këngën e tij të re “P9”, pas një mungese disa mujore.

Mirëpo, duket se ka patur edhe nga ata që nuk e kanë pritur dhe aq mirë projektin e fundit dhe i janë kthyer reperit duke e kritikuar se ka rënë shumë, apo edhe nga ata që kanë shkuar më tej, duke i thënë se ka dështuar.
Këtyre komenteve Getinjo u është përgjigjur me një status në Instastory, ku shkruan se nuk ka punuar për famë, por për qejfin e tij.

Ai shton se mund të kthehet me muzikë të mirë dhe të na çudisë të gjithëve në mënyrë të papritur, duke thënë se kështu tipi është ai.
Po më çudisin disa komente “Ke dështu, s’po e djeg, ke rënë shumë”! Unë nuk kam punuar për të qenë në qendër të vëmendjes këto 2-3 vite. Për qejf kam punuar, kam jetuar me të gjitha të mirat, pa strese, pa komplikime. Kështu tipi jam unë, kthehem kur të dua dhe ju habis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *