• |
ide | kryesore

Përqafimet e puthjet në fushë kthejnë koronavirus në Superiore: kemi thyer rregullat anti-Covid në cdo gol

-Instant, Sport



Rastet e infektimit me koronavirus të pesë lojtarëve të Partizanit Eraldo Cinari, Esat Mala, Kristi Kote, Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, kanë kthyer vëmendjen tashmë drejt masave parandaluese të përcaktuara në protokollin e sigurisë shëndetësore të miratuar nga ISHP dhe të aplikuar në fushat e futbollit. Në kohën kur rifillimi nxitej nga të gjithë faktorët e ishte pikërisht miratimi i këtij protokolli që e mbante pezull, kërkohej zgjedhja më rigoroze, ajo që jepte më shumë siguri e në këtë aspekt gjermanët janë model.

Nga Federata Shqiptare e Futbollit u zgjodh protokolli i Bundesligës, natyrisht i përshtatur, por si ai që kishte elementët që garantonin shëndetin e lojtarëve e stafit teknik të skuadrave e të gjithë atyre që do të ishin prezent gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli. Por që të funksionojë duhet zbatimi në mënyrë rigoroze i protokollit dhe kjo nuk mund të thuhet se është bërë në fushat tona. Maskat në pankinë e distancimi mes atyre që shohin ndeshjen nga jashtë kuadratit të lojës vlejnë vetëm pjesërisht, sepse sapo nis topi i parë të gjithë harrojnë gjithcka e nuk kujtohen as se ka dicka përtej zgjedhjes individuale në faktin që shkallët e stadiumeve janë të boshatisur.

Shamngia e grumbullimeve mbetet në letër: protestat tek arbitrat janë njësoj në mos edhe më të zjarrta në rastet e kontestimeve, për të mos folur pastaj kur shënohet gol. Për distancim nuk bëhet fjalë, në të gjithë fushat përqafimet, puthjet, ekzaltimet massive janë present, madje jo lojtarët, por ka raste pjesë bëhen edhe trajnerët. Imazhet e festimeve të golave janë krejt tjetër nga ajo në Bundesligë, sa për të bërë diferencë në aplikimin e protokollit, e nëse rastet e deritanishme në futboll me Covid janë gjashtë, bashkë me Qardakun, jemi me fat, sepse në këtë mënyrë masat parandaluese i kemi lënë në letër: gjërat në fushë i kemi bërë njësoj, mungojnë vetëm tifozët…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *