• |
ide | kryesore

Porosia e pazakontë e ministrisë për pedagogët: Mos vendosi nota të ulëta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë iu kërkon pedagogëve të mos penalizojnë studentët me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e mëparshme për shkak të situatës nga COVID-19 dhe mënyrës së re të zhvillimit të mësimit.

Në një e-mail dërguar pedagogëve, MASR kujton rekomandimet e UNESCO, OECD, UNICEF që të kihet një kujdes i shtuar në lidhje me vlerësimin e studentëve duke sugjeruar “shmangien aty ku është e mundur të vendosjes së rezultateve më të ulëta për shkak të situatës”.

“Përshëndetje të nderuar Profesorë,

Uroj të jeni të gjithë mirë! Meqenëse studentët e vitit të fundit në përgjithësi janë duke zhvilluar provimet e sezonit të Korrikut, po ju sjell në vëmendje kujdesin që duhet të jetë më i shtuar në lidhje me vlerësimet (notat) e provimeve përkatëse.

Në të gjitha rekomandimet e organizatave ndërkombëtare, si UNESCO, OECD, UNICEF, rekomandohet që të kihet një kujdes i shtuar në lidhje me vlerësimin e studentëve, duke pasur parasysh situatën dhe mënyrën e re të zhvillimit të mësimit.

Pavarësisht mënyrës së ndryshme të zhvillimit të mësimit, rezultatet e provimeve duhet të jenë të ngjashme me periudhat e mëparshme. Nuk do të ishte e drejtë që studentët të penalizoheshin me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e njëjta në vitet e mëparshme, ose në krahasim me semestrat e mëparshëm në lëndë të tjera. Duke qenë se këta student janë të njëjtë si në semestrat e mëparshëm, duhet të shmangim aty ku është e mundur vendosjen e rezultateve më të ulëta për shkak të situatës.

Për shkak të kohës së shkurtër në mes dhënies së provimit dhe publikimit të rezultateve, procesi i vendosjes së notave mund të zgjatet disi, duke përfshirë dhe krahasime me vitet e mëparshme të së njëjtës lëndë, në mënyrë që shpërndarja e notave të jetë e ngjashme me periudhat e mëparshme”, – thuhet në mesazhin për pedagogët.



2 Comments

  1. U ka shkerdhyer nga kater anet. Ministria e Arsimit e ndriti per vete. Tani ka dale njehere nga pedagoget!

  2. Po mire e ben ministria, te mos iu ulen notat studenteve se qe te gjesh pune ne Shqiperi duhen nota shume te mira, ne te kundert perfundojne deputet ose minister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *