• |
ide | kryesore

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka vendosur të mos fshihet më pas Myslym Murrizit dhe ti kundërvihet ballaz ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar respektimin e marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Babëzia për të fituar se s’bën diçka në tavolinë, e ka detyruar atë të ndryshojë version, nga arritja e një pakti me opozitën parlamentare, në realizimin e një aspirate popullore për listat e hapura.

Në fakt, halli real i kryeministrit është ndalimi i koalicioneve zgjedhore, përmes të cilave PD -LSI fitojnë numër më të madh deputetësh sesa duke garuar ndaras.

Dhe për të arritur këtë ai ka vendosur ti shkojë ndesh të gjithë rekomandimeve diplomatike të aleatëve të qeverisë shqiptare.

“Ne kemi vendosur të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të shprehë preferencën e tij. Është një vendim, i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve shqiptarë, që shkon përtej një shumice apo pakice qeverisëse” deklaroi sot kryeministri.

Ai pohoi se është i ndërgjegjshëm s ndërkombëtarët i kanë kërkuar të mos e hedhë një hap të tillë: “E di shumë mirë që ka një sëkëlldi, po ashtu ka edhe një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit e kemi realizuar me vullnetin më të mirë, duke shkelur edhe mbi veten për hir të vërtetës…”.

Një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit”.

Ambasadorja e SHBA kundër PS: Marrëveshja për “Zgjedhoren” duhet miratuar siç është

Njëkohësisht me të edhe OSBE foli për pamundësinë e ndryshimeve in ekstremis një vit para zgjedhjeve. Asaj sot iu bashkua edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për  ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.

“Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE” shkroi ai në një qendrim në Twitter.

Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit: Votoni marrëveshjen e 5 qershorit

Ambasadori gjerman, Zingraf, dje në Deutche Welle, mes 3 kushteve për të marrë datën e takimit të parë për Kornizën e Negociatave theksoi se i pari ishte votimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

Këtyre deklaratave të forta kryeministri i është përgjigjur me justifikime qesharake se ai nuk do e prekë marrëveshjen e 5 qershorit, por do i shtojë asaj disa bishta duke ndryshuar kushtetutën për të bërë një sistem tjetër zgjedhor. 

Pikërisht këtu ai gënjen. Sepse një nga 15 kushtet e BE është që rregullat e lojës për zgjedhje të jenë konsensuale. Edhe vetë marrëveshja e nënshkruar në këshillin politik i përjashton ndryshimet e njëanëshme. E këtu Rama bëhet qesharak kur përdor argumentin se më lejohet të prek kushtetutën (duke futur listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve), por nuk më lejohet të prek kodin zgjedhor.

Pra shkurt ai po bën krejtësisht të kundërtën e asaj që po i kërkojnë në rrugë diplomatike edhe duke sakrifikuar negociatat edhe duke nëpërkëmbur reputacionin personal të Yuri Kim, që u angazhua personalisht për marëveshjenedhe edhe duke i’u kundërvënë OSBE ODHIR, vetëm për ti dhënë një shanc mbajtjes së pushtetit.

Në këtë kuptim kjo është përplasja e parë serioze e Ramës me ndërkombëtarët, që i ka pasur për 7 vite me vete. 

Ende është shpejt të thuhet se sa e thellë do jetë plaga e kësaj ndeshjeje. Po një gjë është e sigurtë, fërkimet edhe me të vetmin faktor të rëndësishëm me të cilin kishte ruajtur ende  paqen (pas zënies me opozitën, mediat, shtypin ndërkombëtar, shoqërinë civile, presidentin dhe gjykatat) tani kanë filluar. 

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Luli do kryeminister me e bo edi rama se s berisha e beri kryetar partie o lul palla te gjitha qyl i do Nderkomtaret sduan konflikte dhe si plas shum kush fiton zgjedhjet Po Rama ka pare qe nuk e do me nga pazeret qe beri me lulin dhe ben sikur do me hap listat

  2. Reforma ne drejtesi ka filluar te japi efektet e para

    I penduari i pare i “ bandes” politike rrefen nje nga pazaret e pista qe prej 30 vitesh luhet ne kurriz te shqiptareve

    Shpresoj qe “ pentito” i pare i kesa “ bande” politike te bashkepunoj deri ne fund me drejetesine.

    Njeri president e tjetri kryeminister???????????

    Hajde gallate hajde. Domethene qe Shqiptaret nuk kane fare te drejte te zgjedhin

    Prandaj kane 12 vjet qe jua kane ndaluar me ligj te drejten e zgjedhjes me vote??????

    Prandaj nuk duan listat e hapura??????

    Prandaj bejne sikur zihen me njeri tjetrin???

  3. Rama eshte thyer edhe here te tjera me nderkombetaret dhe kjo dihet , qe prej 2016 por nderkombetaret duan stabilokraci dhe rama eshte tu e prish tani stabilokracine

    Nderkombetaret do mbeshtesin bashen pasi rama eshte i ikur. rama do beje noi super kthese perseri nga ato te papriturat sic ja jep truri me vize ose pa vize te heqme

    fatkeqesia eshte e jona qe kemi nje palaco kryeminister, kontigjent shullazi

  4. Rudina i sherbeu shemtuar rames per te mbrojt mamin. Gjasme mendote per shqipetaret dhe demokracine kur perserilste ore e minute fjalet e vena ne goje nga rama, jo koalicione dhe pro listave te hapura. Sa turp te te perfaqesoj nje injorante e kapur si puna e kesaj shushkes.

  5. Hidhuni ne sulem bodrumaxhinjt e kryeministris e te bashkise genjeni sa e si te mundeni per te mbrojtur te cmendurin e drogaxhiun Rama . Cfaredo te beje Rama bashke me ju ai e mori te tatepjetn e do perfundoje shume keq , do kthehet prap ne origjin , por do e kete te veshtire se tani nuk ka me ikona te vjedhura . Nje kartele burgu e ka , tani do te kete kartelen e dyte .

    1. O trap. Nuk ka nderkombetar qe mbeshtet ata qe braktisin parlamentin se behet precedent i keq. Thjesht PD po vuan gafat e saj.

  6. kush tall karin me shum me ne, rama luli meta moni lali eri apo murrizi, quiz, kush fiton ka sufllaqe me dy pite

  7. “Nuk po e prekim marveshjen por po i shtojme disa bishta.” hmmmmm

    Eshte e kote te perpiqesh te gjesh argumente llogjike me nje mendje te tille. Kete mund ta kapesh mat duke i rene me llape lopes, (e di e shpifur por spo gjej dote shembuj qe ti perputhen nivelit te ketij) e ti thuash cben more kopuk, gjasa ka te te pergjigjet “Po kerkoja oren e dores”. Ky mund te te shohi drejt ne sy te perlotet e te te thote historine e dajes se tij Mufases qe ra nga mali, dhe se si eshte akoma i traumatizuar nga eksperjenca. Prandaj mos u perpiqni me kote te gjeni argumente kunder argumenteve te ketij, por hidhjani doren ne qafe dhe nisuni per ne urgjence.

  8. Shpellkare e cecene te merzitur me bashen Po behen me nderkombetaret qe deri dje cfare nuk thate per to,tani lepijini ato qe keni peshtyre dhe nga darka shkoni lepijini bythen dhe loqet salihut dhe bashes

  9. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.

  10. Nuk ndjehem edhe shume i ofenduar nga ipaemeri i ores 19,51, por mendoj cektesine, e injorancen qe e pershkron ne cdo koment te ketij kallepi rilindasi, sepse perdor epitete te vjtra tamam si kriminelet e baballaret e tije, qe si e si te ofendoje, e poshteroje PD istat. Duket qe e ka nga injoranca e urrejtjes sepse te tille i ka pergatitur partia, e te tille do. Ky, e kryetari i tyre, jane me perfaqesuesit qelbanike te epitetit qe e kane emeruar partine hibride.Nuk po ia kujtoj cobenet, e lopcaret e partise qe kane ardhur se hapet shume tefteri i historise, e keta na dalin pa mbathje, ne sinonim te atyre qe ky kulish ua vesh demokrateve e njerezve qe mendojne, e kontribuojne per demokraci.Tjater here o kulish, bije kurvi si jua thone, komento me fjalor shqip te paster, e mos ofendo shumicen e shqiptareve qe sollen demokracine edhe per ju, por ja qe fatkeqesia eshte se ju kemi perkohesisht ne krye.

  11. ky eshte nje cop turku qe i fshin bythen erdoganit.gjithe bota reagoi dje per kthimin e kishes se Shen Sofise ne xhami ndersa ky asnje fjale.bn pazare me erdoganin dhe ka kopjuar cdo sjellje te tij.ne fasade ky hiqet si liberal po ky eshte dktator ne thelbin e vet.

  12. Në një konferencë për media, Hajdari publikoi një vidoe të Bashës ku premton në 2017 se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që me deklaratën e djeshme doli se gënjeu hapur.

    Sipas Hajdari në politik kërkohet një qëndrim i qartë, por që për Bashën kjo është e vështirë pasi jo vetëm nuk është koherent por nuk mban premtimet e bëra qytetarëve.

  13. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  14. Ooooopa. Deri tani nderkombetaret ishin plehra, te korruptuar nga Rama.
    Tani qe konfliktohen me Ramen u bene te paster, te ndershem dhe te kulluar.

  15. Eshte i ndyri, e i menderosuri Rama qe i preu ne bese ata, q deri dje mburresh se e perkrahnin, e andaj mori kot si budalla politik, e vendos sipas tinezise karakterizuse te mashtruesit. Por edhe keto paten nje kufi, qe humbja e durimit dhe shfaqiet e skicofrenise se idiotit, detyruan ero_perendimoret qe ti kethejne kurrizin te pa besit, me gjithe leshimet, e tolerancen qe kane treguar gjate pushtetit kondravers te ketij idioti. Opozita, apo ne si komentues, qe kemi kritikuar qendrimet e te ngarkuareve me pune ne shqiperi, eshte e drejta dhe ashtu doli, sepse te tera vrejtjet, akuzat e mangesite demokratike qe ka shkelur qellimisht tinezari, Rama, kane dale te verteta, e para te vertetave, edhe ata qe ju i thoshit perkrahes, sepse i mashtronit, sot po ua nxjerrin kallain e po ju dalin horrelliqet rilindase ashtu sic jeni, e ashtu se ckini bere, andaj mos sulmoni opoziten qe ndihmoi ne cjerrjen e kesaj maske mashtruese rilindase qelbacesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *