• |
ide | kryesore

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama zgjodhi fillimisht që t’i përgjigjej me një koment në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha duke mohuar të kishte bërë një ofertë “unë President dhe ti Kryeministër”. Ndoshta i është dukur se kjo nuk ka “zënë vend” ndaj kreu i mazhorancës u shfaq në mbrëmje në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel. Rama tha se ishte i keqardhur që politika bie në nivele të tilla.

“Kjo është e pavërtetë sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën. E dyta, unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e trete pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetët, edhe se kush është kryeministri i radhës. Me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet në pikën derisa tregohen barceleta të tilla” – tha ndër të tjera Rama.

Rama këmbëngul se heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk bëhet për të marrë ai një bonus në zgjedhjet e rradhës duke minimizuar fuqinë e koalicionit opozitar. “Ideja që Edi Rama po e bën këtë sepse ka një interes të vetin është një ide që mund të funksionojë për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al



15 Comments

    1. Nga e kuptove ti ‘ si drita ‘ qe e paska bere kete propozim Rama.
      O ti me shume pikpyetje. Ne politike ka nje ligj te arte.
      Nese nuk arrin dot ta provosh dicka , mos e thuaj se del ti genjeshtari.
      Dhe Lulushi yt .. perderisa nuk e vertetonte dot ate qe tha.. duhet ta mbyllte gojen.
      Do jete kryeministri i ardhshem dhe kur shikon se cfare niveli intelektuarl dhe pjekurie politike ka te ben te thuash se po i largohemi shiut dhe po biem ne bresher.
      Eshte shume i trashe.

      Po te te bej nje pyetje une ty . Po nese ate sekserin qe i paskan derguar Lulushit tend tja kete derguar qoftlargut Berisha per ta provokuar .. a ma verteton dot te kunderten ti ?
      Prandaj nje kryetar partie nuk duhet te merret keto lloj histori debile ”’ se me tha me ane te nje personi … por une nuk pranova ”’ .

      Low level.

      1. Pra ti qe shkruan vetem hamendesime te njeanshme dhe ne cdo 3 fjale, 2 i ke Lulush, na qenke “high level”? Cdo abuzim apo banditizem i liderit tend pervers, ti e quan- pjekuri politike? Preferoj 1000 here te jem low level, se sa militant qorr.

  1. O legen keni 30 vjet. qe beni pazare per poste Po Meten president kush e vuri Sa per Lulen atij dhe PD ja dhane dhe kryeminister po tja falin se asnji se do vetem linja e kunatit vet

  2. Duke te njohur me vjen keq qe personazhin biblik te Judes nuk e ke luajtur ti ne jeten reale. Ti je edhe me i keq se Juda

  3. Po ER.TV. ku eshte ????? Nuk po pjerdh me ……….. Apo po e ben klani dhe topi kete detyre …….. . Mesa duket ja paskan shkerdhy radio…stacionin

  4. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.Ja ndigjoni se po flet Qimi o shpellkare dhe kur flet Qimi ju shpellkare dilni ne shesh ne 23:30 se do bie termet

  5. Rama ka dale rrugeve Jo me makine por ne kembe per tu bere nje cik president ,ka dale rrugicave duke u zvarrisur per te shpetuar nga gjithe ato pislleqe qe ka bere Kaq te tjeshta jane gjerat edhe nje i thjeshte si une dhe i gjithe mileti e ka kuptuar se Ramsezin e kane abandonuar edhe amb perendimor Korrupsioni ,Ndarja e Kosoves dhe Sharja qe i beri Trumpit do e fusin 3 pash nen dhe prisni dhe do shikoni

  6. Rama ka dale rrugeve jo me makine por ne kembe per tu bere nje cik president ,Rama ka dale neper rrugica e skuta jo me kembe por duke u zvarrisur per tu bere nje cik president por Rama nuk shpeton dot kete rradhe ska njeri me te thjeshte qe nuk e ka kuptuar qe eshte abandonuar nga perendimi ska lum qe e lan me Tre gjerra e varosen Ramen Epara korrupsioni qe ka det ta laje ,e dyta Ndarja e Kosoves dhe e fundi por qe eshte e dyta ne rradhe sharjet ndaj Presidentit Trump Po presim dhe do shohim Populli thot : muti nuk behet perpeq

  7. Lowu-Level,,, Pershtypia e pare qe te le ky komenti tend, eshte qe duhet te jeshe ndonje sinkronizues i situatave politike atje ku na bekerke pjese, e qe ju qenkeni me shume intrigues se vete prononcimet e politikaneve qe kemi ne konflikt politik. Alibite, qe i krijon sipas menyres sate, te lene shijen se u merrke shume me prapa skena, apo krijime alibike qe te na shitesh kritizer, por me fundore rilindjen.Perse nuk na komenton ndonje mendim anti perendimor te Rames, qe e fsheh pas demokracise parlamentare no egzistente per ate parlament, apo ndonje akuze me fakte qe po ia kendojne cdo dite me numur protokolli si i arrestuar, apo denuar, edhe ato nuk jane fakte, duhet qe ti mbledhim te gjithe koke, me koke qe te ta mbushim mendjen tipave intervencioniste si puna tende. Nje pietje ashtu koti,,,,mos je trashegue i genit te ndonji keq kuqali??

  8. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  9. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.Ti miri per ta besuar dhe vete komentin e boton dy here ate pacavure o loqja e majte e salihut dhe lepirsi i luluqes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *