• |
ide | kryesore

Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Miratohen kërkesat e opozitës nga Komisioni i Ligjeve. Opozita parlamentare kërkon: hapje të listave, pragun 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër sot ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Kërkesat e opozitës u mbështetën edhe nga maxhoranca.

Miratohet me 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita e re. Vendimi u mor pas 2 orësh gjatë Komisionit të Ligjeve, ku pas diskutimeve u miratuan kërkesat e bëra nga opozita për: hapje të listave, pragun zgjedhor 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Por, nuk kanë mjaftuar 16 votat.


Deputetët e opozitës së re, akuzuan njëri-tjetrin për falsifikim firmash. Konkretisht, deputeti Adriatik Alimadhi akuzoi deputetin Kostaq Papa, se ka lejuar dikë tjetër që të votojë në vend të tij. Ndërkohë që “skena u mbulua menjëherë me ndërhyrjen e Vasilika Hysit dhe Myslym Murrizit, të cilët morën në mbrojtje votën e dyshimtë të Papës. Vetë deputeti tha se do të votojë sërish për të bindur të gjithë se është pro ndryshimeve Kushtetuese.

 

Që prej nisjes së diskutimit për ndryshimet Kushtetuese, maxhoranca ka qenë pro ndryshimeve të propozuara nga Myslym Murrizi. Përballë këtyre ndryshimeve ka qenë opozita PD-LSI, por edhe ndërkombëtarët. PD e LSI kanë kundërshtuar me forca manovrat për ndalimin e koalicioneve zgjedhore, që nëse miratohen në Kuvend, atëherë PS dëshiron të mos lejojë epërsinë e një koalicioni të madh opozitar që i shkatërron ëndrrën për një mandat të tretë elektoral. Prapa kostumit të Myslym Murrizit dhe kërkesës për lista të hapura, u fsheh projekti për koalicione parazgjedhore, por që tashmë do të jetë zyrtarisht brenda në Kuvend.

9 Comments

  1. Ndryshimi i kishtetutes nga nje parlament i paligjshem a mund te quhet ligjor? Me sa duket KM ka vendosur ta ktheje vendin ne 1997. Te shohim a do kete prapanice si Berisha ne ate vit te mbrapshte…

  2. Myslym Murrizi te shpallet hero kombetar. Busti i tij te vendoset ne vend te Skenderbeut ne mes te Tiranes. Ia arrit t’ia mbushe mendjen ortakut Shameti dhe nepermjet tij edhe Km qe te lete lista te hapura. As leja e ndertimit e dhene per te tek Gjykata e Krimeve te Renda qe t’ia mbushe mendjen e te votoje marreveshjen. Bravo Murrizi. E ke siguruar pjesemarrjen ne parlament si antar nderi i rilindoreve

  3. Wtf, pse duhet te ndalohenkoalicionet parazgjedhore? Kto mir qe nuk e vene ne kushtetute qe te kete vetem dy parti, ose me mire akoma vetem 1, si ne Kine.

  4. Opo ça ke prit , miratoje . Vetem se pragu nuk duhet te kaloje 2.5% . Kush ka bythe le te konkurroje e te fitoje . Me i miri e me i forti merr vlerat qe i takojne , qylaxhinjte dhe shushunjat te shporren .

  5. Ja shpellkaret e cecenet ne pd si salihu luluqja nuk duan lista te hapura dhe duan kualicione e dini pse se nuk kane bythe pa kualicione u mesua luluqja se me votat e partise komuniste te milloshit u be kryetar bashkie kush ka byth te garoje i vetem dhe te shohin sa i mbeshtesin shpellkaret dhe kur votimet te behen dhe te dale rezultati te bejne kualicione kaq e thjeshte eshte o cecene

  6. Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

    Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

    Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci

  7. Tashmë duket kjartë se Edi Rama e ka vendosur ta çojë marrëzinë e tij deri në fund.
    E vetmja zgjidhje është që drejtësia, në bazë të akuzave të shumta për veprime flagrante të shkeljes së Kushtetutës e të ligjeve, e konçesioneve apo PPP-ve fare hapur korruptive, të arrestojë krerët e ripjellses që nga Rama, presidenti të dekretojë shpërndarjen e parlamentit e të emërojë një qeveri provizore.
    Shqipërinë po e kthen ky i çmendur, njëlloj si në vitin 1945.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu