• |
ide | kryesore

Sot takimi Hoti-Vuçiç me ndërmjetësimin e Macron dhe Merkel, çfarë pritet të ndodhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojnë sot një “samit virtual”, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

2 Comments

  1. DULLA KOTI ME MIKUN E EDI RAMES DHE HASHIM THACIT PASKA FILLUAR TE LEHI SO ZAGAR I TREDHUR NGA ISA MORINA DHE BATON HAXHIU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu